KONKURS PUNE
Rreth nesh:
NSport Kosova është një rrjet në rritje i dyqaneve të specializuara në shitjen me shumicë dhe pakicë të brendeve të njohura sportive si Puma, Nike, Adidas, New Balance, REPLAY, etj. Me fokus në cilësi, stil dhe shërbim profesional ndaj klientit, synojmë të zgjerojmë ekipin tonë me individë të përkushtuar dhe energjikë.
Pozitat e hapura:
Galeria Mall
Outlet (pikë e re)
The Village – Ferizaj
Përgjegjësitë kryesore:
Menaxher/e:
- Menaxhimi i përditshëm i operacioneve të dyqanit
- Organizimi dhe udhëheqja e stafit
- Monitorimi i shitjeve dhe arritja e objektivave
- Kujdesi për paraqitjen dhe standardet e dyqanit
- Raportimi dhe koordinimi me menaxhmentin qendror
Shitës/e:
- Ofrimi i shërbimit cilësor ndaj klientëve
- Këshillimi i klientëve për produktet
- Menaxhimi i stokut dhe rregullimi i produkteve në dyqan
- Mirëmbajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirën e punës
- Puna me arkë (cash register)
Kualifikimet dhe kërkesat:
Për të gjitha pozitat:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me klientë
- Qasje pozitive dhe energji për punë në ekip
- Fleksibilitet dhe përgjegjësi në punë
Përparësi:
- Përvojë e mëparshme në shitje ose retail
- Njohja e brendeve sportive dhe modës
Shtesë për Menaxher/e:
- Përvojë në menaxhim ose udhëheqje ekipi
- Aftësi organizative dhe vendimmarrëse
- Aftësi për analizë të shitjeve dhe planifikim
Çfarë ofrojmë:
- Ambient modern dhe dinamik pune
- Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë
- Trajnime profesionale
- Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë