Po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë Agjentë të Shitjes së Aranzhmaneve Turistike të motivuar dhe energjikë. Kandidatët e përzgjedhur do të kenë rol kyç në këshillimin e klientëve, prezantimin e ofertave turistike dhe realizimin e shitjeve, duke siguruar një eksperiencë të shkëlqyer shërbimi.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë komunikimin e vazhdueshëm me klientët, identifikimin e nevojave të tyre për udhëtim, ofrimin e zgjidhjeve të përshtatshme turistike, si dhe ndjekjen e kërkesave nga momenti i interesimit deri në finalizimin e rezervimit.
Aftësi dhe Shkathtësi të Kërkuara:
- Aftësi për të punuar në kushte presioni dhe për të performuar me sukses në një ambient dinamik.
- Njohuri të mira mbi aranzhmanet turistike dhe industrinë e turizmit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja (gjermane, franceze, italiane, turke, etj.) përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë të zyrës (Microsoft Office).
- Shkathtësi të theksuara komunikimi, prezantimi dhe negocimi, si dhe aftësi për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave të shitjes.
Kualifikime dhe Përvojë:
- Preferohen kandidatët me të paktën 2 vite përvojë pune në shitjen e produkteve ose shërbimeve turistike.
- Përvoja në përdorimin e sistemeve të rezervimeve dhe menaxhimin e kërkesave për bileta konsiderohet avantazh.
- Njohja dhe përdorimi i sistemeve të rezervimeve, veçanërisht Amadeus, do të vlerësohet si plus.
Kriteret:
Vetëm profesionist në turizëm
Përvojë pune në agjencione turistike minimum 2 vjeçare
Njohja e Gjeografisë
Njohja e gjuhës angleze