Përshkrimi
My Optika kërkon Menaxher/e Dyqani për filialin në Rrugën e Kavajës. Pozicioni ka përgjegjësi për administrimin e përditshëm të dyqanit, menaxhimin e stafit, ofrimin e një eksperience të shkëlqyer për klientët dhe arritjen e objektivave të shitjeve.
Detyrat
- Menaxhimi i operacioneve ditore të dyqanit.
- Organizimi dhe mbikëqyrja e stafit të shitjes.
- Sigurimi i shërbimit cilësor ndaj klientëve.
- Ndjekja e objektivave mujore të shitjeve dhe performancës.
- Menaxhimi i stokut dhe porosive të produkteve optike.
- Kujdesi për paraqitjen dhe organizimin e dyqanit.
- Zgjidhja e ankesave dhe kërkesave të klientëve.
- Hartimi i raporteve periodike për performancën e dyqanit.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për promovime dhe oferta.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në menaxhim dyqani ose shitje retail.
- Aftësi të mira komunikimi dhe lidershipi.
- Orientim drejt klientit dhe rezultateve.
- Aftësi organizative dhe menaxhim kohe.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të shitjes.
- Preferohet eksperiencë në sektorin optik ose farmaceutik.
- Diplomë universitare përbën avantazh.
- Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.