Motion Creative Studio kërkon të punësojë Content Creator / Social Media Manager kreativ dhe të motivuar, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e rrjeteve sociale, krijimin e përmbajtjeve kreative dhe zhvillimin e strategjive për rritjen e prezencës online të brandit.
Detyrat
- Krijimi i përmbajtjeve kreative për rrjete sociale, blogje dhe platforma dixhitale.
- Menaxhimi i kalendarit të postimeve dhe optimizimi i përmbajtjes për SEO.
- Prodhimi i përmbajtjeve multimediale (video, foto, grafika).
- Analiza e performancës së përmbajtjes dhe përmirësimi i strategjive.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme si Content Creator.
- Njohuri të avancuara në menaxhimin e platformave sociale si Instagram, TikTok, dhe Facebook.
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e mjeteve si Canva dhe Adobe Suite (Photoshop, Premiere Pro).
- Njohuri bazë për SEO dhe mjetet analitike.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Kreativitet dhe aftësi për të ndjekur tendencat.
KUSHTET E PUNËS:
- Orari i punës 09:00 - 17:00 (8 orë pune)
- Ambient pune miqësor dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe angazhim në projekte kreative.
- Pagesa konkurruese dhe në përputhje me aftësitë dhe përvojën.
Zyrat tona ndodhen në zonë ideale, lehtësisht të aksesueshme në rrugën "Mustafa Matohiti."