Motion Designer
Gjilani, Kosovë · Në zyrë · Me përvojë · Afati i fundit për aplikim: 12 korrik 2025
Si Motion Designer në MONUNI, do të japësh dinamizëm dhe ritëm produkteve të kompanisë, duke punuar nga mikro-interaksionet brenda ndërfaqeve deri te videot që e prezantojnë produktin para përdorimit. Roli përfshin angazhim në ueb-faqe, platforma e-commerce dhe softuerë pune, përfshirë sisteme HR, financë dhe produkte të tjera të përdorura çdo ditë.
Çfarë do të bësh konkretisht:
- Do të krijosh mikro-interaksione dhe tranzicione që e bëjnë produktin të duket më i gjallë dhe më i lehtë për t’u kuptuar.
- Do të animosh ndërfaqe dhe prototipe në mënyrë që zhvilluesit ta kuptojnë saktësisht sjelljen e secilit element.
- Do të prodhosh asete të animuara për ueb dhe aplikacione, si p.sh. Lottie, me fokus në lehtësi dhe performancë.
- Do të realizosh video promovuese, shpjeguese dhe përmbajtje për rrjete sociale për produktet e kompanisë.
- Do të vendosësh dhe ruash një gjuhë të qëndrueshme të motion-it brenda design system.
Ti je personi i duhur nëse:
- Ke një showreel ose portfolio që dëshmon zotërim të timing, easing dhe rrëfimit vizual, jo vetëm përdorim efektesh.
- E kupton që motion-i ka funksion të qartë: orienton vëmendjen, jep feedback dhe shpjegon, në vend që të shërbejë vetëm si dekor.
- Mendon njëkohësisht si dizajner dhe si zhvillues, duke ditur çfarë mund të ndërtohet realisht dhe çfarë performon mirë.
- Shprehesh qartë dhe bashkëpunon mirë me UI/UX Designers, Frontend Developers dhe Team Lead.
- Je i/e gatshëm të punosh mes UI motion, motion brandi dhe videos, ose ta zgjerosh shpejt këtë gamë.
Stack-u teknik
Mjetet i përcakton vetë, pasi nuk kërkohet përdorimi i një softueri specifik. Theksi vihet te rezultati: animacione të pastra që funksionojnë siç duhet brenda produktit.
Pavarësisht mjetit që përdor, rëndësi ka që:
- Animacionet të jenë të lehta dhe të optimizuara për ueb dhe aplikacione, në mënyrë që të ngarkohen shpejt dhe të rrjedhin pa probleme.
- Ta kuptosh procesin e kalimit të motion-it nga dizajni në zhvillim, që ajo që krijon të mund të zbatohet realisht.
- Të dish të bashkëpunosh me ekipin e dizajnit që punon në Figma.
- After Effects, Rive, Lottie apo çdo mjet tjetër mund të përdoret sipas zgjedhjes tënde.
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe mundësi të vërteta për zhvillim në karrierë.
- Pushime vjetore, si edhe pushime shtesë me marrëveshje.
- Trajnime dhe përkrahje për avancim profesional.
- Projekte konkrete me ndikim të drejtpërdrejtë.
- Një ekip që e vlerëson seriozisht dizajnin dhe nuk e redukton rolin vetëm te pamja vizuale.
- Mundësi për ta ndërtuar nga fillimi gjuhën e motion-it të kompanisë dhe për të vendosur bazat e saj.
Dokumentet e kërkuara