MONUNI po kërkon një Mid Frontend Developer që t’i bashkohet ekipit.
Kompania mundëson avancim profesional, kushte të favorshme pune, pagë të rregullt dhe konkurruese, si edhe kontratë pune.
Lokacioni: Gjilan, Rr. Washingtonit
Konkursi i hapur deri: 05.07.2026
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e faqeve portfolio, si dhe e projekteve për klientë duke përdorur React dhe Next.js.
- Shndërrimi i dizajneve nga Figma në implementime të sakta, me kujdes të lartë ndaj detajeve.
- Puna me WordPress dhe WooCommerce në përputhje me nevojat e secilit projekt.
- Trajtimi i ndryshimeve dhe kërkesave për platformat e brendshme të grupit.
- Koordinimi i punës me Senior Frontend Developer, UI/UX Designer dhe Team Lead.
Kualifikimet:
- Afërsisht 3 vite eksperiencë në frontend development me React dhe Next.js.
- Eksperiencë me WordPress dhe WooCommerce në projekte konkrete.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar detyrat nga fillimi deri në përfundim.
- Komunikim i drejtpërdrejtë dhe proaktiv në ekip.
- Frymë e mirë bashkëpunimi dhe respektim i proceseve dhe strukturës së ekipit.
- Njohje e gjuhës angleze.
STACK TEKNIK
- React - Next.js - WordPress - WooCommerce - Figma - Git
DO TË VLERËSOHET
- TypeScript - REST APIs - Performance opt. - Jira / Slack