• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
MONOPOL CITY

Agjent i Shitjes së Patundshmerisë

MONOPOL CITY
Apliko
ShitjeGjilan3 javë më parëFull Time

Përgjegjësitë kryesore:

  • Këshillimi dhe udhëzimi i klientëve gjatë procesit të blerjes së apartamenteve dhe njësive komerciale.
  • Menaxhimi i kontakteve dhe marrëdhënieve me klientët përmes CRM (Customer Relationship Management software).
  • Përdorimi i Microsoft Excel për analiza financiare, raportime dhe përgatitje të materialeve për klientët.
  • Prezantimi profesional i projekteve dhe ofertave të kompanisë tek klientët potencialë (në zyrë dhe në terren).
  • Organizimi i takimeve, vizitave dhe negociatave të shitjeve.
  • Monitorimi i tregut të pasurive të patundshme dhe identifikimi i mundësive të reja për shitje.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe financës për zhvillimin e strategjive të shitjes.
  • Komunikimi dhe ndërveprimi me klientët potencialë përmes kanaleve zyrtare të rrjeteve sociale të Monopol City.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor (preferohet në Ekonomi, Marketing, Bankë & Financë ose fusha të ngjashme)
  • Minimumi 2 vite përvojë pune në shitje në këto industri: patundshmëri, marketing, bankë, institucion financiar, shitje te produkteve, ose biznese të ngjashme.
  • Njohuri bazë për kredi dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
  • Aftësi të forta matematikore dhe analitike.
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e Microsoft Excel (kërkesë thelbësore).
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike dhe përvojë në përdorimin e CRM software.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  • Shkathtësi në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët.
  • Njohja e gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht) është përparësi.

Çfarë ofrojmë:

  • Mundësi për t’u bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha të patundshmërise në Kosovë.
  • Një ambient pune profesional dhe motivues.
  • Kompensim konkurrues dhe bonuse të lidhura me performancën në shitje.
  • Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional.
  • Mundësi të avancimit profesional në projekte të tjera të pasurive të paluajtshme të Exclusive Group në Kosovë (veçanërisht në Prishtinë), si dhe mundësi për zhvillim dhe zhvendosje në vendet ku Exclusive Group operon aktualisht, përfshirë Shqipërinë.