Data e publikimit: 02.06.2026
Rreth nesh:
Moneta është një institucion financiar jobankar (IFJB) me seli në Prishtinë dhe renditet ndër kompanitë udhëheqëse në Kosovë në fushën e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, kompania ofron shërbime të transferit të parave dhe pagesave përmes rrjetit të saj të agjentëve në gjithë Kosovën.
Rreth pozitës:
Kompania po kërkon një Asistent të TI-së me motivim të lartë dhe qasje të orientuar në zgjidhjen e problemeve për t’iu bashkuar ekipit të IT-së. Personi i përzgjedhur do të merret me administrimin, mirëmbajtjen dhe avancimin e infrastrukturës së rrjeteve dhe sistemeve të kompanisë, me qëllim që shërbimet teknologjike të funksionojnë në mënyrë stabile, efikase dhe të sigurt.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
- Kryen instalimin, konfigurimin, përditësimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve, sistemeve dhe softuerëve që nevojiten për funksionimin e rrjetit dhe proceseve të biznesit.
- Zbaton dhe mbështet masat që lidhen me sigurinë e rrjetit.
- Mbikëqyr performancën e rrjetit dhe të sistemeve, zbulon çështjet teknike dhe i raporton gjetjet te menaxhmenti për hapat e mëtejshëm.
- Merret me instalimin, përditësimin dhe mirëmbajtjen e serverëve të domosdoshëm për funksionimin optimal të rrjetit kompjuterik, përfshirë PDC, FileServer, PrintServer, Active Directory etj.
- Siguron funksionim sa më të mirë dhe ofron përkrahje teknike për aplikacionet dhe sistemet që ndërlidhen me transferet dhe pagesat e shpejta të parave.
- Administron dhe mirëmban infrastrukturën e TI-së, si edhe pajisjet kompjuterike të kompanisë.
- Jep propozime dhe kontribuon vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës teknologjike dhe proceseve të TI-së.
Kërkesat dhe kualifikimet kryesore
- Të ketë diplomë universitare.
- Të posedojë së paku 2 vite përvojë pune në role të ngjashme.
- Të ketë njohuri të mira për protokollet dhe teknologjitë e rrjetit, si TCP/IP, DNS, DHCP, VLAN, VPN, Routing dhe Switching.
- Të ketë përvojë në administrimin e firewall-eve dhe në zbatimin e praktikave të sigurisë së TI-së.
- Trajnimet në fushën e teknologjisë përbëjnë përparësi.
- Të ketë aftësi të mira analitike dhe shkathtësi në zgjidhjen e problemeve.
- Të jetë i/e aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Lokacioni: Prishtinë