Asistente Ekzekutive
Data e publikimit: 13.05.2026
Rreth nesh:
Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Kosovë me seli në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, Moneta ofron shërbimet e transferit të parave dhe shërbimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve anembanë Kosovës.
Rreth pozitës:
Asistentja Ekzekutive luan rol kyç në mbështetjen administrative, organizative dhe koordinuese të Zyrës Ekzekutive. Pozita kërkon profesionalizëm të lartë, diskrecion, aftësi të mira organizative dhe komunikim efektiv me palë të brendshme dhe të jashtme, duke kontribuar në funksionimin efikas dhe përputhjen me objektivat strategjike të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatit prezantime, raporte dhe dokumente të ndryshme për nevojat e Zyrës Ekzekutive
- Organizon dhe koordinon takimet e Zyrës Ekzekutive (agjenda, materiale, follow up)
- Koordinon komunikimin ndërmjet Zyrës Ekzekutive dhe njësive të tjera, si dhe palëve të jashtme
- Mbështet dhe përfaqëson vizionin, misionin dhe pozicionimin e kompanisë në raport me bashkëpunëtorët e brendshëm dhe të jashtëm
- Siguron funksionim efikas dhe organizim të aktiviteteve të Zyrës Ekzekutive në përputhje me drejtimin strategjik të kompanisë
- Kontribuon në zhvillimin dhe rishikimin e udhëzimeve dhe praktikave për përmirësimin e cilësisë së punës së Zyrës Ekzekutive
- Përfaqëson Zyrën Ekzekutive në takime, sipas nevojës dhe autorizimit
- Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie profesionale me palët e treta
- Merr pjesë në trajnime dhe kurse profesionale, sipas kërkesës së Punëdhënësit
- Kryen edhe detyra të tjera profesionale që mund të kërkohen nga mbikëqyrësi, në përputhje me fushën e përgjegjësisë
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare (preferohet Administrim Biznesi, Menaxhim, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në të folur dhe në të shkruar në shqip dhe anglisht
- Përvojë pune në pozita administrative/ekzekutive përbën përparësi
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale
- Diskrecion, besueshmëri dhe etikë e lartë profesionale
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar prioritete të shumta
- Vëmendje ndaj detajeve, aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe një qasje proaktive ndaj detyrave
- Njohuri të mira të paketës MS Office (Word, Excel, PowerPoint)
Lokacioni: Prishtinë
Dokumentet e kërkuara:
Afati i fundit për aplikim: 17.02.2026
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.