• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Mokne

Shofer (Kategoria C, B), Ndihmës Shofer (Kategoria B)

Mokne
Apliko
Transport & LogjistikePrishtinë1 javë më parëFull Time

Mokne Group L.L.C. është një kompani e re prodhuese, e cila ka nisur veprimtarinë në vitin 2022 me fokus në prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të ambalazhuar.

Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut, të njohura për burimet e shumta dhe cilësore të ujit. Kjo e motivon kompaninë, e cila është krenare t’i ofrojë vendit dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.

Kompania vlerëson dhe shpërblen punonjësit e dalluar dhe ofron mundësi për zhvillim e avancim brenda saj.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju ftojmë të konsideroni këto pozita.

Lokacioni: Prishtinë

Pozita: Shofer HORECA (Kategoria C)

Detyrat kryesore:

  • Kryen transportin dhe shpërndarjen e produkteve sipas itinerarit dhe planit ditor të distribucionit.
  • Siguron dorëzimin në kohë të mallit te klientët dhe sipas dokumentacionit përkatës.
  • Kontrollon ngarkesën para nisjes dhe verifikon saktësinë e produkteve dhe sasisë.
  • Kujdeset që produktet të transportohen në mënyrë të sigurt dhe të shmangen dëmtimet gjatë rrugës.
  • Menaxhon dokumentacionin shoqërues të mallit, faturat dhe fletëdorëzimet.
  • Përfaqëson kompaninë me profesionalizëm gjatë komunikimit me klientët.
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt dhe nevojave operacionale të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Kandidatët duhet të posedojnë patentë shofer të kategorisë C;
  • Kandidatët duhet të kenë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune;
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese

Lokacioni: Prishtinë

Pozita: Shofer HORECA (Kategoria B)

Detyrat kryesore:

  • Kryen transportin dhe shpërndarjen e produkteve sipas itinerarit dhe planit ditor të distribucionit.
  • Siguron dorëzimin në kohë të mallit te klientët dhe sipas dokumentacionit përkatës.
  • Kontrollon ngarkesën para nisjes dhe verifikon saktësinë e produkteve dhe sasisë.
  • Kujdeset që produktet të transportohen në mënyrë të sigurt dhe të shmangen dëmtimet gjatë rrugës.
  • Menaxhon dokumentacionin shoqërues të mallit, faturat dhe fletëdorëzimet.
  • Përfaqëson kompaninë me profesionalizëm gjatë komunikimit me klientët.
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt dhe nevojave operacionale të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Kandidatët duhet të posedojnë patentë shofer të kategorisë B;
  • Kandidatët duhet të kenë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune;
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese

Lokacioni: Prishtinë

Pozita: Ndihmës Shofer HORECA (Kategoria B)

Detyrat kryesore:

  • Ndihmon shoferin gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të mallit.
  • Kujdeset që produktet të sistemohen dhe të transportohen në mënyrë të sigurt.
  • Ndihmon në mbajtjen e evidencave për mallin e dorëzuar dhe atë të kthyer.
  • Kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen bazike të automjetit të shpërndarjes.
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt, në funksion të realizimit të operacioneve ditore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Kandidatët duhet të posedojnë patentë shofer të kategorisë B;
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe për punë në ekip;
  • Kandidatët me përvojë pune në të njëjtin profil kanë përparësi.

Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?

Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punëtorët e dalluar do të kenë mundësi të avancojnë karrierën e tyre brenda kompanisë.

Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierë, duke ju mundësuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.

Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite konkurruese për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.

Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe në rritjen personale, duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.

Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.