• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Mokne

Menaxher/e i/e Logjistikës

Mokne
Apliko
Transport & LogjistikePrishtinë1 javë më parëFull Time

Menaxher/e i/e Logjistikës

Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 ku për qëllim primar ka prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të amballazhuar.

Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.

Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.

Lokacioni: Qagllavicë, Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Harton dhe zbaton strategjinë e logjistikës në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Planifikon dhe koordinon transportin e mallrave dhe menaxhimin e shpërndarjes;
  • Menaxhon inventarin dhe kontrollon stokun në magazinë;
  • Optimizon proceset logjistike për të reduktuar kostot dhe për të rritur efikasitetin;
  • Negocion dhe menaxhon marrëdhëniet me furnitorë dhe partnerë transporti;
  • Menaxhon buxhetin e departamentit dhe kontrollon shpenzimet;
  • Siguron përputhshmëri me rregulloret ligjore dhe standardet e sigurisë;
  • Mbikëqyr regjistrimin e veturave dhe dokumentacionin përkatës;
  • Siguron kryerjen në kohë të kontrollave teknike dhe sigurimeve të automjeteve;
  • Menaxhon mirëmbajtjen e flotës dhe koordinon serviset periodike;
  • Monitoron përdorimin e automjeteve dhe optimizon shpenzimet operative të flotës;
  • Siguron përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret për transport dhe automjete;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në logjistikë, menaxhim biznesi ose fushë të ngjashme;
  • Përvojë në menaxhimin e logjistikës dhe/ose flotës së automjeteve;
  • Njohuri mbi procedurat ligjore për regjistrim dhe kontroll teknik të automjeteve;
  • Aftësi të forta analitike, organizative dhe menaxheriale;
  • Aftësi të zhvilluara në udhëheqje dhe menaxhim ekipi;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Njohuri të sistemeve ERP, WMS dhe mjeteve të menaxhimit të flotës;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar afate.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?

  • Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë sonë.
  • Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.
  • Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.
  • Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.

Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideive për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.