Pozita e punës: Furnizues/e
Lokacioni: Istog
Përshkrimi i punës:
- Pozita e Furnizuesit kërkon menaxhim të procesit të furnizimit duke identifikuar nevojat, përzgjedhur furnitorë të besueshëm, negociuar kushtet dhe koordinuar porositë deri në dorëzim. Përfshin gjithashtu kontrollin e cilësisë dhe sasisë së mallrave të pranuara dhe monitorimin e stokut për të siguruar nivele optimale inventari.
Përgjegjësitë kryesore:
- Identifikon nevojat për furnizim në bashkëpunim me departamentet e tjera
- Kërkon dhe përzgjedh furnitorë të besueshëm
- Negocion çmimet, kushtet e pagesës dhe afatet e dorëzimit
- Kryen porositë dhe ndjek realizimin e tyre deri në dorëzim
- Kontrollon cilësinë dhe sasinë e mallrave të pranuara
- Menaxhon dokumentacionin e furnizimit (fatura, kontrata, porosi)
- Monitoron stokun dhe siguron nivele optimale të inventarit
- Analizon tregun për të gjetur mundësi më të mira furnizimi
- Bashkëpunon me departamentin financiar për pagesat dhe buxhetin
- Siguron respektimin e politikave dhe procedurave të kompanisë
Kualifikimet e kërkuara:
- Aftësi të mira negocimi dhe komunikimi
- Organizim i mirë dhe menaxhim i kohës
- Njohuri bazë në menaxhimin e inventarit dhe logjistikë
- Aftësi analitike për krahasimin e ofertave
- Përdorim i programeve kompjuterike (Excel, sisteme ERP)
- Përvojë e mëparshme në furnizim (avantazh)
Dokumentet e kërkuara:
Rreth kompanisë:
- Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 me qëllim primar prodhimin dhe shitjen e ujit të amballazhuar. Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit.
Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?
- Avancimi i karrierës: mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë
- Pagat dhe benefitet: paga dhe benefite të konkurrueshme
- Zhvillimi profesional: programe trajnimi dhe seminare për përmirësim aftësish
- Ambienti inovativ i punës: kulturë bashkëpunuese dhe inkurajim i iniciativës