Kompania: Mokne Group L.L.C.
Përshkrim i shkurtër:
Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet i ka filluar në vitin 2022, me fokus në prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të ambalazhuar. Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut, të njohura për burimet cilësore të ujit.
Lokacioni: Prishtinë
Pozita: Depoist
Detyrat Kryesore:
- Organizon porositë dhe daljen e mallrave nga depoja
- Evidenton stokun në depo
- Mirëmban vendin e punës
- Përgjigjet për faturimin
- Ngarkon dhe shkarkon mallrat dhe kryen regjistrimin e saktë të tyre
Kualifikimet e kërkuara:
- Të paktën shkollë e mesme e përfunduar
- Njohuri bazike për faturimin
- Minimalisht një vit përvojë në të njëjtin profil pune apo faturim
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizuese dhe aftësi për të punuar në ekip
Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?
- Avancimi i karrierës: Mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë
- Pagat dhe benefitet: Paga dhe benefite të konkurrueshme
- Zhvillimi profesional: Programa trajnimi dhe seminare për përmirësimin e aftësive
- Ambienti inovativ i punës: Kulturë bashkëpunuese që nxit kreativitetin dhe iniciativën