Përshkrimi
Modest shpk po kërkon të punësojë Inxhinier Ndertimi ne Zbatim.
Pranohen kandidatë nga e gjithë Shqipëria.
Kompania siguron transportin.
Detyrat
- Verifikon nëse dokumentacioni tekniko-ligjor i objektit është i rregullt, duke u mbështetur në një listë të miratuar.
- Analizon projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit, dhe evidenton vërejtje kur has mangësi ose parregullsi.
- Zbaton organizimin e punimeve, përgatit planet ditore, javore dhe mujore, dhe i paraqet ato te eprorët për shqyrtim ose miratim.
- Ndjek metodologjinë e ndërtimit dhe jep rekomandimet e nevojshme për alternativat më të përshtatshme, me qëllim realizimin e grafikut të punimeve.
- Monitoron ecurinë e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës dhe individëve të angazhuar në objekt.
- Mban përgjegjësi që punimet të kryhen në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet përkatëse.
- Organizon dhe bashkërendon proceset e punës gjatë zbatimit.
- Duhet të ndjekë me kujdes të lartë dhe të zbatojë me përpikëri rregullat e sistemit teknik.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar universitetin për Inxhinieri Ndërtimi.
- Të ketë minimumi 2 vjet experience pune me shume si Inxhinier Ndertimi.
- Të zotërojë programin Autocad dhe paketën Microsoft Office.
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
- Të ketë aftësi për komunikim efektiv me të gjitha nivelet e organizatës.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.