• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
MK HOTEL TIRANA

Teknik Mirëmbajtjeje

MK HOTEL TIRANA
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemTiranë2 javë më parëFull Time

Pozicioni: Teknik Mirëmbajtjeje

Përshkrimi:

  • MK Hotels kërkon një Teknik Mirëmbajtjeje të motivuar dhe praktik, i cili do të sigurojë funksionimin e rregullt dhe të sigurt të pajisjeve dhe ambienteve të hotelit, si dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e pishinës. Kandidati duhet të jetë i përgjegjshëm, me aftësi teknike bazë dhe dëshirë për zhvillim profesional.

Detyrat kryesore:

  • Mirëmban dhe kontrollon sistemet elektrike, hidraulike dhe HVAC, si dhe pajisjet teknike të hotelit.
  • Kryen riparime të përditshme në dhoma, ambiente të përbashkëta dhe hapësira teknike.
  • Zbaton planin e mirëmbajtjes parandaluese për të gjitha pajisjet dhe instalimet.
  • Identifikon dhe raporton në kohë defektet, rreziqet dhe problematikat teknike.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera dhe nënkontraktorët për zgjidhjen e problemeve teknike.
  • Ndihmon në menaxhimin e situatave emergjente (energji, ujë, ashensorë, etj.).
  • Monitoron dhe mirëmban sistemet e pishinës, duke siguruar pastërti dhe funksionim të sigurt.
  • Kontrollon pajisjet, materialet dhe nevojat për pjesë këmbimi.
  • Ofron mbështetje teknike gjatë aktiviteteve dhe operacioneve të hotelit.

Kualifikimet:

  • Minimumi 2 vite eksperiencë në mirëmbajtje ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri bazë në elektricitet dhe hidraulikë.
  • Aftësi praktike dhe zgjidhje problemesh.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
  • Disponueshmëri për orar fleksibël.

Shënime:

  • MK Hotel Tirana ndodhet pranë Tirana Business Park, në rrugën e Rinasit.

Ne ofrojmë:

  • Pagë shumë të mirë + bonuse.
  • 22 ditë leje vjetore / 5 ditë pune në javë.
  • Transport dhe ushqim të përfshirë.
  • Kontratë të rregullt sipas Kodit të Punës.
  • Ambient pune profesional me standarde të larta hotelerie.
  • Atmosferë pune mikpritëse dhe ekip bashkëpunues.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV