Përshkrimi
MK Hotel Tirana kërkon të punësojë – Punonjëse Pastrimi
MK Hotel Tirana është në kërkim të një punonjëseje të motivuar dhe të përkushtuar për pozicionin Punonjëse Pastrimi.
Detyrat kryesore:
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe higjienës në të gjitha ambientet publike të hotelit dhe hapësirat e jashtme.
- Pastrimi dhe sistemimi i dhomave, korridoreve dhe ambienteve të shërbimit.
- Kontrolli i vazhdueshëm i standardeve të pastërtisë sipas procedurave të hotelit.
- Mbështetje në proceset e pastrimit të thellë dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të housekeeping.
- Ofrimi i shërbimit korrekt dhe profesional ndaj klientëve.
- Reagim i shpejtë ndaj kërkesave apo situatave që kërkojnë pastrim emergjent.
- Bashkëpunim me ekipin për të garantuar kënaqësinë e klientëve
Kualifikimet:
- Minimum 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
- Sjellje profesionale dhe aftësi të mira komunikimi.
- Fleksibilitet me oraret e punës.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional pune me standarde të larta mikpritjeje.
- Ekip miqësor dhe mbështetës.
- Kontratë të rregullt pune dhe stabilitet afatgjatë.
- 5 ditë pune në javë / 8 orë për turn / 22 ditë leje vjetore.
- Transport dhe ushqim të përfshirë.
- Pagë konkurruese + bonuse.
Të interesuarat janë të lutura të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.