Kuzhinier/e - Bones Restaurant (MK Hotel Tirana)
Përshkrimi:
- Mk Hotel Tirana kërkon të punësojë Kuzhinier/e për Bones restaurant, i/e cili/a do të sigurojë përgatitjen profesionale të ushqimit dhe respektimin e standardeve të cilësisë dhe prezantimit.
Detyrat:
- Përgatitja e stacionit me pajisjet dhe produktet e nevojshme sipas planit ditor.
- Përgatitja e ushqimeve sipas stacionit përkatës (à la carte, evente, etj.).
- Kontrolli i cilësisë, freskisë dhe organizimit të produkteve në stacion.
- Ndihmë në stacione të tjera të kuzhinës sipas nevojës.
- Menaxhimi dhe porositja e produkteve dhe materialeve për stacionin.
- Mirëmbajtja e pajisjeve dhe organizimit në kuzhinë.
- Respektimi i standardeve të higjienës, pastërtisë dhe sigurisë (HACCP).
- Zbatimi i planit ditor të punës dhe bashkëpunimi me ekipin e kuzhinës.
Kualifikimet:
- Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
- Diplomë në shkollë kuzhine ose formim profesional përkatës.
Aftësitë dhe kompetencat:
- Aftësi shumë të mira pune në ekip.
- Kreativitet dhe aftësi për të sjellë ide të reja në menu.
- Njohuri të forta në përpunimin e ushqimit.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në kushte dinamike.
- Kujdes ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
- Sjellje profesionale dhe pozitive ndaj kolegëve.
Ne ofrojmë:
- Ambient pune profesional me standarde të larta hotelerie.
- Atmosferë pune mikpritëse dhe ekip bashkëpunues.
- Kontratë të rregullt sipas Kodit të Punës dhe stabilitet afatgjatë.
- 22 ditë leje vjetore / 5 ditë pune në javë / transport + ushqim i përfshirë.
- Pagë shumë e mirë + bonuse.