Titulli i punës: Kamarier për Bar dhe Restorant
Përshkrimi:
MK Hotels po kërkon të punësojë Kamarier për Bar dhe Restorant që të ofrojë shërbim miqësor dhe efikas ndaj klientëve, duke garantuar përvojë të shkëlqyer në përputhje me standardet e hotelit.
Detyrat:
- Shërbimi i ushqimit dhe pijeve në Bar, Restorant dhe Terracë.
- Përgatitja dhe organizimi i tavolinave dhe stacioneve të shërbimit sipas standardeve të hotelit.
- Mbajtja e higjienës dhe rendit në zonat e shërbimit.
- Koordinimi me kuzhinën dhe bashkëpunimi me departamente të tjera.
- Shërbim gjatë eventeve të ndryshme.
- Përgatitja e faturave dhe trajtimi i pagesave sipas standardeve.
- Menaxhimi i ankesave të mysafirëve me kujdes dhe profesionalizëm.
Kualifikimet:
- Minimum 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
- Shkollë e mesme, nivel kulturor i lartë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (një gjuhë e dytë përbën avantazh).
- Njohuri bazë të kompjuterit dhe përdorim POS Soft.
Aftësitë dhe Kompetencat:
- Sjellje miqësore dhe komunikim i shkëlqyer.
- Prezantim i mirë dhe pamje e rregullt.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Kujdes ndaj detajeve dhe shpejtësi në shërbim.
- Ndjeshmëri dhe aftësi për të trajtuar klientët me respekt.
Përfitimet:
- Ambient pune profesional me standarde të larta hotelerie.
- Atmosferë pune mikpritëse dhe ekip bashkëpunues.
- Kontratë të rregullt sipas Kodit të Punës dhe stabilitet afatgjatë.
- 22 ditë leje vjetore / 5 ditë pune në javë / transport + ushqim i përfshirë.
- Pagë shumë të mirë + bonuse.
Dokumentet e kërkuara:
Adresa: prane Tirana Business Park, ne rrugen e Rinasit