Kompania jonë në zhvillim kërkon një Ekonomist/e të aftë dhe me përvojë për të menaxhuar proceset financiare, tatimore dhe dokumentacionin kontraktual të punonjësve sipas legjislacionit shqiptar.
Orari i punës: E hënë- E premte, 10:00-18:00.
Paga: 80,000 ALL NET.
Adresa: Don Bosko, Tiranë.
Detyrat
- Përgatitja dhe menaxhimi i pagesave të faturave dhe procedurave financiare të kompanisë.
- Përgatitja, kontrolli dhe dorëzimi i bilanceve dhe raporteve financiare.
- Përgatitja e raporteve të hyrjeve dhe shpenzimeve për menaxhmentin.
- Përgatitja dhe dorëzimi i DIVA-s dhe deklarimeve tatimore.
- Monitorimi i ndryshimeve ligjore dhe tatimore dhe sigurimi që kompania të jetë gjithmonë në përputhje.
- Kalimi dhe ndryshimi i pagesave të punonjësve.
- Përgatitja dhe përditësim i kontratave të punës dhe dokumenteve të tjera të punonjësve sipas ligjit.
- Ruajtja e interesave të kompanisë në aspektin financiar dhe ligjor.
Kualifikimet
- Master në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme (preferohet).
- Eksperiencë e mëparshme në pozita të ngjashme (e detyrueshme).
- Licencë profesionale në fushën e kontabilitetit ose financave (preferohet).
- Njohuri të legjislacionit financiar dhe tatimor shqiptar, duke përfshirë ndryshimet më të fundit.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Integritet dhe aftësi për të mbrojtur përparësitë e kompanisë sipas ligjit.
- Mbështetje e një kulture pune pozitive, respektuese dhe bashkëpunuese.