Shpallja e konkursit
Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs publik për pozitën Mjek, me tri (3) vende pune në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Dubravë.
Të dhënat kryesore
- Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
- Pozita: Mjek, tri (3) pozita në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Dubravë
- Orari i punës: Orar të plotë (40 orë në javë)
- Koeficienti: (H10-Cd – 8.40)
- Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqësi i Njësisë Shëndetësore në Burg
- Kohëzgjatja e kontratës: Me afat të pacaktuar
- Nr. i Referencës: MSh-13/05/2026
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të ushtrojë detyrën duke respektuar parimet e humanitetit dhe profesionalizmit.
- Të punojë në bashkëpunim me stafin dhe menaxhmentin e institucionit.
- Të zbatojë hierarkinë dhe veçoritë e institucionit, përfshirë rregulloret e posaçme, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
- Të jetë nën mbikëqyrje dhe t’i raportojë Udhëheqësit të Njësisë Shëndetësore të Burgjeve.
- Të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për shëndetin e të gjithë pacientëve pa dallim.
- Të kujdeset për kushtet e jetesës së pacientëve në aspektin shëndetësor, duke përfshirë:
- ujin, sa i përket cilësisë dhe sasisë;
- ushqimin, në raport me cilësinë dhe vlerën kalorike;
- higjienën personale dhe kolektive;
- shëndetin mendor;
- ambientin dhe kushtet e jetesës;
- respektimin e të drejtave të njeriut;
- ruajtjen e konfidencialitetit dhe sigurimin e kushteve për trajtim konfidencial.
- Të garantojë zbatimin e standardeve optimale shëndetësore për:
- staf të mjaftueshëm dhe profesional;
- barna të përshtatshme dhe brenda afatit;
- shpërndarje të rregullt dhe në kohë të barnave;
- mundësimin e vizitave të pacientëve sipas prioriteteve të përcaktuara;
- ndërhyrje në kohë në rastet urgjente;
- dërgimin jashtë institucionit për trajtim të duhur kur brenda institucionit mungojnë kushtet dhe mundësitë;
- respektimin e orarit të punës nga punëtorët e tij.
- Të jetë përgjegjës për furnizimin e duhur dhe në kohë me barna dhe pajisje të tjera mjekësore.
- Të veprojë si mbrojtës, mbikëqyrës dhe përfaqësues dinjitoz i stafit që drejton.
- T’u përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave e sfidave të reja, duke treguar praktikë në punë dhe duke marrë përgjegjësi për shpërndarjen e mjaftueshme dhe të përshtatshme të stafit.
- Të mbajë marrëdhënie të mira pune me drejtorinë e institucionit.
- Të mbikëqyrë të gjitha pjesët përbërëse të institucionit në aspektin profesional dhe higjieniko-sanitar.
Kriteret e përgjithshme për pranim në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të njohë së paku njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i aftë për ta ushtruar detyrën përkatëse.
- Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi për shkelje të rënda në institucion publik.
- Të ketë arsimimin, përvojën profesionale dhe/ose aftësitë që kërkohen për pozitën, kategorinë, klasën ose grupin përkatës.
- T’i kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale dhe specifike
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Mjekësi të Përgjithshme.
- Kualifikime të posaçme formale: Licenca valide e punës.
- Përvoja e punës e kërkuar: Preferohet përvojë profesionale dhe specializime.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohje e sistemit shëndetësor të Kosovës.
- Njohje e legjislacionit shëndetësor dhe e standardeve përkatëse.
- Njohuri të mira për punë me kompjuter, përfshirë Microsoft Word dhe Excel.
Afati për pranimin e aplikacioneve
- Data e hapjes për aplikim: 22 / 05 / 2026
- Data e mbylljes së afatit për aplikim: 21 / 06 / 2026
Dokumentet e kërkuara
- Kopje e letërnjoftimit, pasaportës ose certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopje e diplomës së kërkuar sipas konkursit, e lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është marrë jashtë vendit, duhet të dorëzohet vërtetimi për nostrifikimin e saj ose akti që dëshmon se diploma është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi të paraqitet deri në momentin e nënshkrimit të aktit të emërimit në pozitë.
- Kopje e dëshmisë së punësimit (vërtetim ose kontratë) e lëshuar nga institucioni përkatës, ku përcaktohen pozita dhe kohëzgjatja e angazhimit. Përvoja e punës jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku me një nga këto dëshmi: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale. Përvoja e fituar jashtë shtetit dëshmohet me dokument përkatës të përkthyer nga organi kompetent i atij shteti ose me dëshmi të përkthyer dhe të noterizuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmi për trajnime profesionale të ndjekura ose për trajnime të realizuara nga aplikuesi në cilësinë e trajnerit.
- Kopje të dokumenteve të tjera që vërtetojnë përmbushjen e kushteve të aplikimit të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë