Konkurs
Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, ka hapur konkurs për pozitën Specialist i mjekësisë familjare (4 pozita).
- Grada e pozitës është A4.
- Pozitat janë të shpërndara sipas këtyre referencave dhe lokacioneve:
- KL/KDS-0617, Ferizaj
- KL/R1K-0646, Gjilan
- KL/R2K-0663, Istog
- KL/R3K-0680, Mitrovicë
Kriteret e përgjithshme
Sipas nenit 9 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, kandidati duhet të plotësojë këto kushte:
- Të ketë shtetësinë e Republikës së Kosovës.
- Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
- Të njohë së paku njërën nga gjuhët zyrtare, në përputhje me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë në gjendje të kryejë detyrat e pozitës.
- Të mos jetë i dënuar për vepër penale me dashje.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të posedojë arsimimin, përvojën profesionale dhe aftësitë e kërkuara për këtë vend pune.
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me ligj.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që vlerësohen
- Kandidatët do të vlerësohen mbi bazën e njohurive, shkathtësive dhe cilësive që kërkohen në fushën përkatëse për plotësimin e vendit të lirë të punës.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për Specialist të mjekësisë familjare
- Mban përgjegjësi për ofrimin e shërbimeve shëndetësore primare.
- Zbaton dhe përkrah veprimet e aktivitetet që rrjedhin nga planet dhe strategjitë e Regjimentit të Mjekësisë.
- Ofron shërbime mjekësore, trajtim mjekësor, evakuim mjekësor dhe shërbime të tjera në fushën e mjekësisë.
- I raporton eprorit për çështje shëndetësore dhe parandaluese.
- Jep udhëzime dhe mbikëqyr punën e pjesëtarëve në Shërbimin Primar.
- Organizon furnizimin, rifurnizimin, ruajtjen, shpërndarjen, përdorimin dhe mbikëqyrjen e pajisjeve, barnave dhe materialit shpenzues.
- Ruajnë konfidencialitet të plotë për çështjet që lidhen me trajtimin e shërbimeve ose punën e institucionit, përveç rasteve kur ekziston autorizim me shkrim, në përputhje me politikat institucionale.
Shkollimi dhe përvoja e kërkuar
- Diplomë universitare – Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme.
- Specializim në mjekësi familjare.
- Licencë profesionale e vlefshme.
- Së paku përvojë pune në fushën e mjekësisë familjare në institucion shëndetësor publik ose privat.