Shendetesi & MedicinePrishtinë1 muaj më parëFull Time
Konkurs
Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, shpall konkurs për pozitën Mjek i Përgjithshëm.
Grada e pozitës: A3
Numri i referencës: SHP1060
Vendi i punës: Njësia Ajrore – Gjakovë
Kriteret e përgjithshme
Sipas Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, kandidati duhet të përmbushë këto kushte:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
Të ketë zotësi të plotë veprimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të njohë së paku njërën nga gjuhët zyrtare, në harmoni me Ligjin për Gjuhët.
Të jetë i aftë për kryerjen e detyrave të pozitës.
Të mos jetë dënuar për vepër penale me dashje.
Të mos ketë masë disiplinore në fuqi për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të ketë arsimimin, përvojën profesionale dhe, sipas rastit, aftësitë e nevojshme për këtë vend pune.
Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të parapara me ligj.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që vlerësohen
Vlerësimi i kandidatëve bëhet mbi bazën e njohurive, aftësive dhe cilësive të kërkuara për fushën ku zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për Mjek të Përgjithshëm
Kryen kontrolle mjekësore për personelin e aviacionit sipas standardeve ndërkombëtare të aviacionit (ICAO, EASA).
Ofron shërbime shëndetësore për stafin e aviacionit.
Vlerëson gjendjen shëndetësore të pilotëve dhe ekuipazhit ajror për të siguruar përmbushjen e kritereve të sigurisë së fluturimit.
Përcjell ndikimin e kushteve të punës në shëndetin e personelit të aviacionit dhe propozon masa për përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Kujdeset që praktikat mjekësore të jenë në përputhje me rregulloret e aviacionit dhe standardet e sigurisë shëndetësore.
Bashkëpunon me Regjimentin e Mjekësisë për hartimin e politikave shëndetësore për personelin ajror.
Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit, me qëllim të ruajtjes së efikasitetit të lartë në punë.
Shkollimi dhe përvoja e kërkuar
Diplomë universitare – Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme.
Preferohet trajnim i specializuar në mjekësinë aeronautike ose aeromedicinale.
Licencë profesionale e vlefshme.
Së paku një (2) vite përvojë pune në fushën e mjekësisë në institucion shëndetësor publik ose privat.
Kohëzgjatja e emërimit
Marrëdhënia e punës është me afat të pacaktuar.
Dokumentet e kërkuara
Kopje e letërnjoftimit, pasaportës ose certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.

Kopje e diplomës së kërkuar sipas konkursit, të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, kërkohet vërtetim për nostrifikim ose akt që dëshmon se diploma është në procedurë nostrifikimi, me kusht që nostrifikimi të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit të emërimit.
Kopje të dëshmisë së punësimit, vërtetimit ose kontratës të lëshuar nga institucioni përkatës, ku përcaktohen pozita dhe kohëzgjatja e angazhimit. Përvoja e punës jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet të paktën me një nga këto dëshmi: pasqyrë e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyrë e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
Dëshmi për trajnimet profesionale të ndjekura ose për trajnimet që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnerit.
Kopje të dokumenteve të tjera që dëshmojnë përmbushjen e kushteve të aplikimit të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë origjinale nga gjykata mbi dënimet penale, e cila vërteton se kandidati nuk është dënuar për vepër penale me dashje dhe që nuk është më e vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
Dëshmi se kandidati është i aftë nga pikëpamja shëndetësore.
Dëshmi përkatëse që kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Dëshmi që nuk ka masë disiplinore në fuqi për shkelje të rëndë në institucion publik, për kandidatët që janë ose kanë qenë të punësuar në institucione publike.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Vlerësimi profesional përfshin testin me shkrim dhe intervistën, të cilat zhvillohen nga Komisioni i Përzgjedhjes me mbështetjen e NjMBNj-së.
Kandidati mund të fitojë maksimumi njëqind (100) pikë, prej të cilave deri në shtatëdhjetë (70) pikë nga testi me shkrim dhe deri në tridhjetë (30) pikë nga intervista.
Në fazën e radhës kalojnë vetëm kandidatët që arrijnë të paktën pesëdhjetë (50) pikë në testin me shkrim.
Fitues konsiderohet kandidati që merr më së shumti pikë, por jo më pak se pragu prej shtatëdhjetë (70) pikëve.
Afati për aplikim
Afati i aplikimit zgjat nga data 09.06.2026 deri më 08.07.2026.
Aplikacionet e dërguara përmes postës me pullë postare në ditën e fundit të shpalljes konsiderohen të vlefshme.
Kushtet tjera
Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit me sukses të këtij procesi.