Titulli i punës: Instrumentist / Violonçel - Udhëheqës
Institucioni: Filharmonia e Kosovës
Kategoria funksionale: Krijues/e dhe performues/e i/e artit dhe kulturës - Drejtues/e i/e Ulët
Klasa e pozitës: K5
Koeficienti: 8.5
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar
Data e njoftimit: 03.04.2026
Afati për aplikim: 04.04.2026–03.05.2026
I përgjigjet: Drejtorit të Filharmonisë së Kosovës
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyr dhe kujdeset për zhvillimin e seksionit të violonçelëve.
- Interpreton në koncertet e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës.
- Merr pjesë në provat e rregullta ditore në kohëzgjatje prej 4 orësh.
- Kryen detyrat profesionale sipas pozicionimit në orkestër.
- Paraprakisht përgatit/ushtron partin orkestral në shtëpi në kohëzgjatje prej 4 orësh.
- Interpreton pjesë/parte solistike dhe kamertale sipas pozitës në orkestër.
- Merr pjesë në realizimin e së paku 3 koncerteve gjatë muajit.
- I nënshtrohet audicionit periodik sipas dispozitave ligjore.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë të zyrtares/it publik:
- Të jetë shtetasi i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse.
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje.
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën.
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në ligj.
Kërkesat (Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë) e përgjithshme të nevojshme:
- Aftësi të avancuara profesionale në interpretimin instrumental, përfshirë leximin prima vista.
- Përvojë të dëshmuar në interpretim orkestral (orkestra simfonike dhe/ose kamertale).
- Aftësi të mira udhëheqjeje dhe bashkëpunimi në ansambël, veçanërisht në seksionin e violonçelëve; nivel i lartë i disiplinës dhe përgjegjësisë profesionale.
- Njohuri të gjera të repertorit orkestral dhe aftësi për interpretim në stile të ndryshme muzikore.
- Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët.
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, PowerPoint).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit:
- Kopje e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopje e diplomës së kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës ose aktin që dëshmon se diploma është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi të dorëzohet para nënshkrimit të aktit për emërim.
- Kopjet e dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) që përcakton pozitën dhe kohëzgjatjen e angazhimit. Dëshmitë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështeten të paktën nga pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (për kandidatët që janë apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura ose trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar si trajner.
- Kopje e dokumenteve të tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të deklaruara në shpallje.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit:
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata, jo më e vjetër se 6 muaj.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë, niveli i parë (Bachelor) – Fakulteti i Arteve, Drejtimi: Violonçel.
- Kërkesat specifike: Certifikata/licenca kur kërkohen nga legjislacioni.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.
Përgatitja e Programit:
Raundi i Parë:
SOLO
- Ekspozicioni i kohës së parë (pa kadencë) nga:
- Haydn, Koncerti nr. 1 në C, Hob. VIIb/1
- Haydn, Koncerti nr. 2 në D, Hob. VIIb/2
ose koncert klasik me vështirësi të ngjashme.
- Një Prelud nga cilado prej 6 Suitave për violonçel solo të Bach-ut, BWV 1007–1012.
FRAGMENTE ORKESTRALE
Solo:
- Brahms, Koncerti për Piano nr. 2, koha III—taktet 1–20.
- Suppé, Mëngjes, Mesditë dhe Mbrëmje në Vjenë, Uverturë—taktet 14–45.
Tutti:
- Beethoven, Simfonia nr. 5, koha II—taktet 1–10, 49–60, 98–106.
- Brahms, Simfonia nr. 2, koha II—taktet 1–15.
- Debussy, La Mer, koha I—2 takte para Reh. 9 deri 6 takte pas Reh. 9.
- Mendelssohn, Ëndrra e një nate vere, Scherzo—Reh.N–O.
- Sibelius, Simfonia nr. 3, koha I—Reh. 3 deri 2 takte pas Reh. 4.
- Tchaikovsky, Simfonia nr. 6, koha II—taktet 1–25.
A VISTA
Linku për shkarkim: https://bit.ly/3PFP1yc
Raundi i Dytë:
SOLO (me pianist përcjellës)
- Koha e parë e plotë nga një prej këtyre koncerteve:
- Dvořák, Koncerti në h-mol, Op. 104
- Elgar, Koncerti në e-mol, Op. 85
- Saint-Saëns, Koncerti nr. 1 në a-mol, Op. 33
- Schumann, Koncerti në a-mol, Op. 129
ose koncert romantik/bashkëkohor me vështirësi të ngjashme.
Shënime:
- Partiturat e koncerteve solo të përzgjedhura duhet të sjellen nga kandidati në ditën e audicioneve.
- Partiturat e fragmenteve orkestrale do të printohen nga Filharmonia e Kosovës në ditën e audicionit.
- Materiali për “a vista” do të përzgjedhet nga komisioni.
- Pianisti përcjellës sigurohet nga Filharmonia e Kosovës në rast se kandidati nuk ka një të tillë.
Procedura e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar; përzgjedhja bëhet përmes procedurës së audicionit.
Informata e përgjithshme: Konkursi publikohet në faqen e procedurave të konkurimit dhe në webfaqen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministria ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë shtetasit e Kosovës, përfshirë komunitetet jo shumicë dhe personat me aftësi të kufizuara.