Konkurs
Titulli i punës: Dekorater
Institucioni: Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK)
Kategoria funksionale: Krijues/e dhe performues/e i/e artit dhe kulturës - Profesional 3
Klasa e pozitës: K8
Koeficienti: 6.5
Nr. i kërkuar: 1
Data e njoftimit: 15.05.2026
Afati për aplikim: 16.05.2026 - 14.06.2026
Numri i referencës:
Kodi:
I përgjigjet: Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK)
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK), kryen detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme
- Udhëheq sektorin e Dekoratave në Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK).
- Hulumton dhe përgatitë listën ku vendosen objektet si do të jetë hapësira (brenda, jashtë) për nevojat e shfaqjes.
- Përgatitë ose mbikëqyr ndërtimin e elementeve si mure false, dyer, tavolina, shkallë. Punon materiale të ndryshme (dru, karton, pëlhurë etj.).
- Kujdeset që të realizohet skenografia në bazë të specifikave nga Skenografët, së bashku me Udhëheqësit teknik, që të jetë në vendin e duhur gjatë shfaqjes.
- Riparon ose zëvendëson dekorat e dëmtuara.
- Punon me realizuesin e skenës dhe regjisorin për dalje praktike.
- Kryen edhe punë të tjera të dekorit, në varësi të Udhëheqësit teknik.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë të zyrtares/it publik
Kriteret e përgjithshme që një person duhet t’i plotësojë në procedurën e rekrutimit, për t’u pranuar si zyrtar publik në cilëndo kategori apo nivel, janë:
1.1. të jetë shtetasi Republikës së Kosovës;
1.2. të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
1.3. të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
1.4. të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
1.5. të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
1.6. të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik;
1.7. të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës; dhe
1.8. të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat (Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimit dhe trajnimeve bazike.
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
- Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët.
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontrate) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njera nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kandidatët që janë të punësuar apo kanë qene të punësuar në institucione publike), kandidatët që janë të punësuar në institucione publike duhet të priloëegë nënshkruara pismene samo-izjava që nuk kanë disiplinore masë për teškë shkelje në institucione publike.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnerit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Kërkesat e përgjithshme formale:
a) Arsimi i kërkuar: Diplomë e shkollës së mesme apo ekuivalente me të.
b) Kërkesat specifike: Sertifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi.
c) Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet
Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është pa afat të caktuar.