Duke u bazuar në nenin 38 paragrafi 1 dhe 2, nenin 39 të Ligjit Nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shpallë:
KONKURS
Pozita: Kadet për Zyrtar Korrektues- 50 (pesëdhjetë) vende pune
Për: Qendrën e Paraburgimit në Gjilan - 15 pozita - Referenca: MD/SHKK/ 01/2026
Për: Qendrën Korrektuese në Dubravë— 15 pozita - Referenca: MD/SHKK/ 02/2026
Për: Burgu i Sigurisë së Lartë- BSL - 20 pozita - Referenca: MD/SHKK/ 03/2026
Paga-Koeficienti: T5- 2 / 425.00 /1 (T4-6.5/715.00 pas kalimit në gradën Zyrtar Korrektues)
Kohëzgjatja e emërimit: Me afate të pacaktuara, periudha provuese 1 (një) vit pas diplomimit në AKSP,
I përgjigjet: Mbikëqyrësit
Detyrat kryesore:
- Zyrtari Korrektues është përgjegjës për mbajtjen dhe kontrollin e të burgosurve në pajtim me rregullat dhe dispozitat ligjore të cilat kanë të bëjnë me punën e tyre.
- Të sigurojë një ambient sa më të sigurt për të burgosurit, personelin dhe vizitorët;
- Mbikëqyrë, kontrolloj dhe monitoroj lëvizjet dhe aktivitetet e të burgosurve brenda dhe jashtë institucionit;
- Të bëjë verifikimin e sigurisë institucionale, të mirëmbajë sigurinë në institucion dhe jashtë perimetrit si vëzhgim, patrullimin sipas nevoje;
- Të kontrolloj lëvizjet dhe aktivitetet e vizitorëve dhe kontrollit civil si kontraktohet e ndryshëm brenda në institucion;
- Të inkurajoj të burgosurit të përdorin aftësitë pozitive të jetës në shoqëri dhe rreth, si dhe të kujdesen se të drejtat humane të të burgosurve janë duke u respektuar gjatë gjithë kohës;
- Përgatitë raportet me shkrim lidhur me sjelljet e të burgosurve;
- Të përkujdeset që rutina ditore është duke u kryer sipas rregullave të shkruara;
- Të bëjë kontrollimin dhe monitoroj kamerat, të bëjë sigurimin e hapjes dhe mbylljes së dyerve, monitorimin e sistemit të alarmit të zjarrit.
- Zyrtari Korrektues ka për obligim që ti kryej të gjitha punët shtesë në rast nevoje në pavijonet apo vende punimet tjera, me urdhër të Mbikëqyrësit.
Kandidatët që aplikojnë për Zyrtar Korrektues në Shërbimin Korrektues duhet ti përmbushin këto kritere:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë në gjendje të mirë psiko-fizike për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë nën hetime për vepër penale,
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, përkatësisht të mesëm të Lartë;
- Të jetë i moshës tetëmbëdhjetë (18) deri në arritjen e moshës tridhjetë (30) vjet;
- Të mos posedoj në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar).
Dokumentacioni për aplikim duhet të përmbajë:
- Formularin e aplikimit;
- Kopjen e diplomës për arsimin e mesëm të lartë ose certifikata, ndërsa për kandidatet që kanë të kryer shkollimin jashtë vendit, kopja e diplomës e nostrifikuar;
- CV-në
- Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime;
- Kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës;
Fazat e testimit të kandidatëve:
- Testi me shkrim
- Testi i aftësive fizike
- Intervista
- Kontrollimi mjekësor
Kandidati i cili dështon në njërën nga fazat e përzgjedhjes nuk ka të drejtë të vazhdoj në fazat tjera të procesit të rekrutimit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit, mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitet në Kosovë.