Titulli i punës: Instrumentist / Violoçel - Udhëheqës
Institucioni: Filharmonia e Kosovës
Kategoria funksionale: Krijues/e dhe performues/e i/e artit dhe kulturës - Drejtues/e i/e Ulët
Klasa e pozitës: K5
Koeficienti: 8.5
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar
Data e njoftimit: 03.04.2026
Afati për aplikim: 04.04.2026 – 03.05.2026
I përgjigjet: Drejtorit të Filharmonisë së Kosovës
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyr dhe kujdeset për zhvillimin e seksionit të violonçeleve.
- Interpreton në koncertet e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës.
- Merr pjesë në prova e rregullta ditore me kohëzgjatje prej 4 orëve.
- Kryen detyrat profesionale sipas pozicionimit në orkestër.
- Paraprakisht përgatit / ushtron partin orkestral në shtëpi në kohëzgjatje prej 4 orëve.
- Interpreton pjesë / parte solistike dhe kamertale sipas pozicës në orkestër.
- Merr pjesë në realizimin e së paku 3 koncerteve gjatë muajit.
- Nënshtrohet audicionit periodik sipas dispozitave ligjore.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë të zyrtares/it publik:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse.
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje.
- Të mos ketë në fuqi masa disiplinore për shkelje të rënda në institucionin publik.
- Të ketë arsimim, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën.
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në ligj.
Kërkesat (Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë) e përgjithshme të nevojshme:
- Të posedojë aftësi të avancuara profesionale në interpretimin instrumental, përfshirë leximin prima vista.
- Të ketë përvojë të dëshmuar në interpretim orkestral (orkestra simfonike dhe/ose kamertale).
- Të demonstrojë aftësi të mira udhëheqjeje dhe bashkëpunimi në ansambël, veçanërisht në seksionin e violonçelve, si dhe nivel të lartë të disiplinës dhe përgjegjësisë profesionale.
- Të ketë njohuri të gjera të repertorit orkestral dhe aftësi për interpretim në stile të ndryshme muzikore.
- Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
- Shkathtësitë e mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përçjellë informata tek të tjerët.
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit:
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë.
- Kopjet e dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton poziten e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet të paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pagasyrë e pagesave në fondin e kursimeve personale apo pagesa e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masa disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik.
- Dëshmi të trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuasit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit:
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se 6 muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Kërkesat e përgjithshme formal:
- Arsimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) / Fakulteti i Arteve – Drejtimi: Violoçel.
- Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.
Përgatitja e Programit:
Raundi i Parë – SOLO:
- Ekspozicioni i kohës së parë (pa kadencë) nga:
- Haydn, Koncerti nr. 1 në C, Hob. VIIb/1
- Haydn, Koncerti nr. 2 në D, Hob. VIIb/2
ose koncert klasik me vështirësi të ngjashme
- Një Prelud nga cilado prej 6 Suitave për violonçel solo të Bach-ut, BWV 1007–1012
Fragmente orkestrale:
Solo:
- Brahms, Koncerti për Piano nr. 2, koha III — taktet 1–20
- Suppé, Mëngjes, Mesditë dhe Mbrëmje në Vjenë, Uverturë — taktet 14–45
Tutti:
- Beethoven, Simfonia nr. 5, koha II — taktet 1–10, 49–60, 98–106
- Brahms, Simfonia nr. 2, koha II — taktet 1–15
- Debussy, La Mer, koha I — 2 takte para Reh. 9 deri 6 takte pas Reh. 9 (rreshti i sipërm)
- Mendelssohn, Ëndrra e një nate vere, Scherzo — Reh. N–O
- Sibelius, Simfonia nr. 3, koha I — Reh. 3 deri 2 takte pas Reh. 4
- Tchaikovsky, Simfonia nr. 6, koha II — taktet 1–25
A vista: Materiali “a vista” do të përzgjedhet nga komisioni.
Raundi i Dytë – SOLO (me pianist përcjellës):
Koha e parë e plotë nga një prej këtyre koncerteve:
- Dvořák, Koncerti në h-mol, Op. 104
- Elgar, Koncerti në e-mol, Op. 85
- Saint-Saëns, Koncerti nr. 1 në a-mol, Op. 33
- Schumann, Koncerti në a-mol, Op. 129
ose koncert romantik/bashkëkohor me vështirësi të ngjashme
Pikat e tjera të përgatitjes:
- Partiturat e koncerteve solo të përzgjedhura duhet të sjellën nga kandidati në ditën e audicioneve.
- Partiturat e fragmenteve orkestrale do të printohen nga Filharmonia e Kosovës në ditën e audicionit.
- Pianisti përcjellës sigurohet nga Filharmonia e Kosovës në rast se kandidati nuk ka një të tillë.
Procedura e konkursit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar dhe përzgjedhja bëhet përmes procedurës së audicionit.
Informata të përgjithshme për të gjithë kandidatët: Data e njoftimit për aplikim në webfagen unike të procedurave të konkursimit është nga data 04.04.2026 deri me datë 03.05.2026. Konkursi publikohet edhe në web faqen e MKRS-se. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinive mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.