• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Millennium Group

Reception Manager Himare

Millennium Group
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemHimarë3 javë më parëFull Time

Pozicioni: Reception Manager

Përshkrimi:
Kërkojmë një drejtues me eksperiencë në pritjen dhe menaxhimin e përvojës së klientit, që do të udhëheqë me profesionalizëm ekipin e recepsionit gjatë sezonit veror. Roli është thelbësor për të garantuar mikpritje të ngrohtë, komunikim të saktë dhe përvojë të përkryer që nga momenti i mbërritjes së mysafirit deri në largim.

Detyrat:

  • Drejton dhe mbikëqyr punën e stafit të recepsionit gjatë turneve dhe orareve operative.
  • Siguron që çdo procedurë check-in dhe check-out të realizohet në mënyrë korrekte dhe miqësore.
  • Monitoron sjelljen dhe qëndrimin e stafit për të reflektuar standardet e Folie Marine.
  • Bashkëpunon ngushtë me Reservation Manager për koordinimin e rezervimeve dhe planifikimin e dhomave.
  • Trajnon dhe mbështet stafin e recepsionit për komunikim të qartë dhe efikas me mysafirët.
  • Zgjidh situata të papritura ose ankesa me profesionalizëm dhe qetësi.
  • Raporton te Hotel Manager për ecurinë e shërbimit dhe feedback-un e klientëve.

Kualifikimet:

  • Eksperiencë minimale 3–5 vjet në menaxhim recepsioni në hoteleri ose resort.
  • Njohje shumë e mirë e sistemeve PMS dhe platformave të rezervimeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe drejtimi ekipi.
  • Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze (gjuhë të tjera janë avantazh).
  • Fleksibilitet, qëndrim pozitiv dhe përkushtim gjatë gjithë sezonit.
  • Prezencë profesionale dhe etikë e lartë shërbimi.

Ofrohet:

  • Kontratë sezonale nga 1 Maj deri më 1 Tetor 2026.
  • Akomodim dhe ushqim të siguruar gjatë periudhës së punës në Jalë.
  • Ambient pune profesional, ekip bashkëpunues dhe standarde ndërkombëtare.
  • Mundësi për zhvillim në një brand të konsoliduar në industrinë e turizmit.

Vendndodhja: Folie Marine Resort & Beach Club – Jalë, Himarë
Kontrata: Sezonale (1 Maj – 1 Tetor 2026)

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Letër e shkurtër motivimi