Magazinier
Vendndodhja: Tiranë dhe Jug i Shqipërisë
Lloji i kontratës: Kontratë pa afat
Raporton te: Drejtori i Përgjithshëm / Menaxheri Financiar / Drejtori i Financës
Përshkrimi i Pozicionit:
Magazinieri është përgjegjës për menaxhimin e furnizimeve dhe organizimin e magazinës, duke siguruar pranimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e mallrave sipas procedurave të përcaktuara dhe nevojave të sektorëve.
Detyrat:
- Kryen porositë tek furnitorët për të gjithë sektorët
- Merr kërkesat për furnizime nga shefat e sektorëve (bare, restorante, etj.)
- Pranon mallrat nga furnitorët sipas faturave përkatëse
- Kontrollon sasinë, cilësinë dhe afatin e skadencës së produkteve
- Regjistron hyrjet dhe daljet e mallrave në sistem
- Organizon magazinën sipas kategorive të produkteve
- Siguron respektimin e kushteve të ruajtjes (temperaturë, higjienë)
- Lëshon mallra sipas kërkesave të miratuara nga departamentet
- Mban dokumentacionin e magazinës (fatura, fletë-dalje)
- Informon për mungesa ose stok minimal të produkteve
- Siguron akses të kontrolluar në magazinë
- Menaxhon pranimin, ruajtjen dhe shpërndarjen fizike të mallrave
- Njofton për ndryshimet e çmimeve të produkteve
- Komunikon me furnitorët për çmime dhe disponueshmëri
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme në magazinë ose logjistikë është e preferueshme
- Njohuri në menaxhimin e stokut dhe proceseve të magazinës
- Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të koordinuar furnizimet me sektorët
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
Dokumentet e kërkuara: