• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Millennium Group

Ekonomist/e Kantieri

Millennium Group
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetHimarë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Po kërkohet: Ekonomist/e Kantieri – Jale

Millennium Group synon të zgjerojë stafin e vet me një Ekonomist/e Kantieri për projektet e ndërtimit që zhvillohen në Jalë.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon arkën e kantierit dhe monitoron të gjitha lëvizjet hyrëse e dalëse të mjeteve financiare në përputhje me procedurat e kompanisë.
  • Pasqyron dhe verifikon shpenzimet e përditshme të kantierit.
  • Merr në dorëzim, kontrollon dhe administron faturat fiskale për betonin dhe materialet e tjera të ndërtimit.
  • Hedh në sistem faturat e mallrave së bashku me dokumentacionin përkatës.
  • Realizon shpërndarjen e pagave sipas rregullave të përcaktuara nga kompania.
  • Bën rakordimin e prodhimit të betonit dhe kontrollon nëse dokumentacioni mbështetës përputhet siç duhet.
  • Harton raporte periodike dhe punon ngushtë me departamentin e financës për rakordime dhe analiza.
  • Kujdeset për administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit financiar të kantierit.

Kualifikimet

Kërkesat për pozicionin:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në fusha të ngjashme.
  • Përvoja në role të ngjashme konsiderohet si avantazh.
  • Njohuri të mira në Microsoft Excel.
  • Aftësi të mira organizimi dhe analize.
  • Korrektësi, ndjenjë përgjegjësie dhe integritet në administrimin e dokumentacionit financiar.

Çfarë Ofrojmë

  • Punësim afatgjatë në një kompani të mirëkonsoliduar.
  • Angazhim në projekte ndërtimi prestigjioze.
  • Mjedis profesional pune dhe mundësi për zhvillim.
  • Pagë konkurruese në varësi të eksperiencës.
  • Akomodim në Jalë për kandidatët që relokohen.