• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Millennium Group

Arkitekt Kantieri Himare

Millennium Group
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriHimarë1 javë më parëFull Time

Titulli: Arkitekt Kantieri
Vendndodhja: Jalë, Vuno, Vlorë
Kompania: Millennium Group

Përshkrimi:

  • Millennium Group po zgjeron ekipin teknik për të ndjekur zhvillimet dhe projektet e shumta në Jalë, pjesë e investimeve të vazhdueshme të grupit në rivierën shqiptare.
  • Pozicioni përfshin mbikëqyrjen dhe koordinimin e zbatimit të projekteve arkitektonike në terren për zhvillime rezidenciale, struktura hotelerie dhe hapësira komerciale, përfshirë projektin Folie Village.

Detyrat:

  • Mbikëqyrja e zbatimit të projektit arkitektonik në kantier.
  • Verifikimi i përputhshmërisë së punimeve me planet, detajet arkitektonike dhe specifikimet teknike.
  • Koordinimi i punimeve me inxhinierët, kontraktorët dhe menaxherin e projektit.
  • Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe detajeve arkitektonike gjatë ekzekutimit.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike në terren.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi progresin e punimeve.
  • Sigurimi që punimet të realizohen në përputhje me standardet e cilësisë dhe rregullat e sigurisë në kantier.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor ose Master në Arkitekturë.
  • Eksperiencë në mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve arkitektonike në kantier.
  • Njohuri të mira të detajeve arkitektonike, materialeve dhe proceseve të ndërtimit.
  • Aftësi të mira organizimi dhe koordinimi në terren.
  • Aftësi për zgjidhje problemesh dhe vendimmarrje.
  • Njohuri në AutoCAD, Revit ose programe të tjera projektimi.
  • Njohuri të mirë të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese në bazë të eksperiencës.
  • Akomodim dhe ushqim gjatë gjithë periudhës së punës.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi profesional në projekte të reja të Millennium Group.