• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Migros Group

Përfaqësues/e Mjekësor/e për Brendin Elmex

Migros Group
Apliko
ShitjePrishtinë3 javë më parëFull Time

Migros Group SH.P.K. është një kompani udhëheqëse në distribuimin e brendeve më të njohura ndërkombëtare. Partneritetet me brendet që kompania përfaqëson kanë dëshmuar një qasje të suksesshme në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Si rezultat i zgjerimit të kompanisë, po zgjerohet edhe ekipi komercial dhe kërkohen persona energjikë, ambiciozë dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit.

Migros Group ka hapur konkurs për pozitën:

PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E PËR BRANDIN ELMEX

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të realizojë objektivat e shitjes në territorin e përcaktuar.
  • Të sigurojë mbulimin e kërkesës në të gjitha ordinancat dentare dhe farmacitë.
  • Të ndjekë zbatimin e strategjisë së asortimentit të vendosur në raft.
  • Të zhvillojë prezantime të vazhdueshme mbi veçoritë e produkteve.
  • Të komunikojë në mënyrë efektive mesazhet e brendit dhe të produktit, si dhe të rekomandojë në mënyrë proaktive produktet ELMEX te klientët.
  • Të identifikojë dhe të synojë vazhdimisht klientë të rinj.
  • Të përditësojë bazën e të dhënave dhe të mbajë evidencë profesionale për punën dhe klientët e vet.
  • Të administrojë me efikasitet mostrat e produkteve dhe materialet e tjera promovuese.
  • T’i raportojë eprorit për reagimet e marra nga profesionistët.
  • Të mbikëqyrë dhe të analizojë aktivitetet e konkurrentëve në treg.
  • Të mbajë komunikim të rregullt me ekipin e shitjes në terren.

Kushtet e përgjithshme:

  • Të ketë diplomë universitare në fushën e Farmacisë/Mjekësisë ose të jetë student i vitit të fundit.
  • Të posedojë përvojë disavjeçare në një pozitë të ngjashme.
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe negocim.
  • Të njohë gjuhën angleze.
  • Të ketë patentë shoferi valide.
  • Të jetë i/e aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV.
  • Dokumentet e tjera përcjellëse.

Migros Group

Zona industriale 4, 12000

Prishtinë, Kosovë