Titulli i punës: Përfaqësues/e mjekësor/e për brandin ELMEX
Përshkrimi i shkurtër: Pozita përfshin menaxhimin e aktivitetit komercial për brandin ELMEX në territor të caktuar, duke përfshirë arritjen e objektivave të shitjes dhe ndërveprimin me profesionistët e shëndetit dhe farmacitë. Kandidati/kandidatja do të prezantojë produktet, do të identifikojë klientë të rinj dhe do të mbajë të dhëna profesionale dhe raporte për aktivitetet e tregut.
Përgjegjësitë kryesore:
- Të arrijë objektivat e shitjes për territorin e caktuar
- Të arrijë të mbulojë kërkesën për të gjitha ordinancat dentare dhe farmacitë
- Monitorimi i strategjisë së asortimentit të përcaktuar në raft
- Prezantime të vazhdueshme për karakteristikat e produkteve
- Të japë në mënyrë efektive mesazhe për brendin dhe produktin dhe të rekomandojë në mënyrë proaktive produktet e ELMEX klientëve
- Identifikimi dhe targetimi i vazhdueshëm i klientëve të rinj
- Përditësimi i bazës së të dhënave dhe mbajtja e të dhënave profesionale për punën dhe klientët
- Menaxhimi i mostrave të produkteve dhe materialeve të tjera reklamuese
- Raportimi te eprori për reagimet nga profesionistët
- Mbikëqyrja dhe analizimi i aktiviteteve të konkurentëve në treg
- Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me ekipin e shitjes në terren
Kushtet e përgjithshme:
- Diplomë Universitare në fushën e Farmacisë/Mjekësisë ose të jetë student i vitit të fundit
- Eksperiencë disa vjeçare në pozitë të ngjashme
- Aftësi të mira komunikimi/negocimi
- Njohja e gjuhës angleze
- Patentë shoferi e vlefshme
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Dokumente të tjera përcjellëse
Afati i aplikimit: Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Kompania: Migros Group SH.P.K.
Adresa: Zona industriale 4, 12000 Prishtinë, Kosovë