Menagjer i Shitjes
Kompania: Migros Group SH.P.K.
Migros Group është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.
Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillon planin e kompanisë në përputhje me strategjitë e brendit
- Negocion planin vjetor të biznesit me klientët/rrjetin e marketeve
- Kontrollon dhe mbikqyr produktet e kompanise ne pikat shitese
- Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët
- Bën planifikimin e zhvillimit mujor/tremujor/vjetor për klientët
- Qëndron në koordinim të vazhdueshëm me ekipën e shitjes
- Koordinimi i kontakteve ndërmjet klientit dhe kompanisë
- Menaxhon të gjitha aktivitetet në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë për zhvillimin/ekzekutimin e planit të zhvillimit
Kushtet e përgjithshme:
- Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme
- Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.)
- Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Dokumentet e tjera përcjellëse
Afati i aplikimit: Konkursi mbetet i hapur 30 ditë pas publikimit të tij.