• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Migros Group

Brand Managere

Migros Group
Apliko
Marketing, Media & KomunikimPrishtinë1 javë më parëFull Time

Migros Group SH.P.K. paraqitet si një kompani udhëheqëse në distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare. Bashkëpunimi me brendet që ajo përfaqëson e ka dëshmuar suksesin e saj në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Si rezultat i zgjerimit të kompanisë, po zgjerohet edhe ekipa komerciale dhe kompania synon të angazhojë persona dinamikë, ambiciozë dhe inovatorë.

Shpallet konkurs për:

  • BRAND MANAGER

Detyrat kryesore:

  • Mban përgjegjësi për përmbushjen e objektivave të përcaktuara dhe për komunikimin me partnerin.
  • Ndihmon në drejtimin e ekipit dhe në bashkërendimin e punëve.
  • Harton analiza të tregut dhe të biznesit, zhvillon anketa për përcjelljen e çmimeve si dhe kontribuon në caktimin e çmimeve dhe strategjive.
  • Organizon dhe zbaton buxhetin, duke mbështetur aktivitetet që ndihmojnë pozicionimin e produktit në treg.
  • Kontribuon në rritjen e njohjes së brendit dhe nxit rritjen e kërkesës nga konsumatorët.
  • Përgatit raporte për brendin, duke përfshirë aktivitetet e marketingut dhe rezultatet e shitjes.
  • Mbikëqyr procesin e shitjes dhe vlerëson situatën në tregun konkurrues.

Kushtet e përgjithshme:

  • Kërkohet përvojë pune në një rol të ngjashëm.
  • Preferohet arsimim i lartë profesional.
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.
  • Kërkohen njohuri të avancuara kompjuterike dhe gatishmëri për t’u trajnuar në programet kompjuterike që përdoren në kompani, si MS Word, Excel etj.
  • Nevojiten aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Kandidati/ja duhet të jetë i/e aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Dokumentet e tjera përcjellëse