AVANCUES/E
Kompania: Migros Group SH.P.K.
Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë e punës dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten persona dinamik, ambicioz dhe të motivuar.
Përshkrim i shkurtër:
- Pozita e Avancuesit/Avancueses përfshin përgjegjësinë për vendosjen, mirëmbajtjen dhe ekspozimin optimal të produkteve të brendit në pikat e shitjes.
- Kandidati/kandidatja do të raportojë mbi gjendjen e stokut dhe do të sigurojë realizimin e objektivave të ekspozimit dhe pozicionimit të produkteve.
Përgjegjësitë:
- Përgjegjës për zgjerimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen optimale të të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikën përkatëse të shitjes
- Siguron raportim të rregullt mbi gjendjen e stokut, si dhe mbi informacione të tjera të rëndësishme lidhur me brendet e caktuara në treg
- Kujdeset për realizimin e objektivave të ekspozimit dhe prezantimit të produkteve të brendit përkatës brenda pikave të caktuara të shitjes
- Garanton pozicionim dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve në hapësirat e dedikuara
- Zbaton detyra dhe përgjegjësi shtesë sipas kërkesave të mbikëqyrësit
Kualifikimet:
- Të kenë të kryer shkollën e mesme
- Të ketë aftësi të organizimit, planifikimit dhe zgjidhjes së problemeve
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
- Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse
- Të posedojë patentë shofer kategoria B
Dokumentet e kërkuara:
Afati i aplikimit:
- Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Adresa:
- Zona industriale 4, 12000 Prishtinë, Kosovë