Migros Group SH.P.K. paraqitet si një kompani udhëheqëse në distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Partneriteti me brendet që përfaqëson dëshmon një qasje të suksesshme në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Si rezultat i zgjerimit të kompanisë, po zgjerohet edhe ekipi komercial dhe kompania synon t’i shtojë ekipit persona energjikë, ambiciozë dhe inovatorë.
Shpallet pozitë për:
Detyrat kryesore:
- Ndihmon në bashkërendimin e punëve.
- Kryen analiza të tregut dhe të biznesit, zhvillon anketa për monitorimin e çmimeve, si dhe kontribuon në përcaktimin e çmimeve dhe strategjive.
- Merr pjesë në aktivitetet që mbështesin vendosjen e produktit në treg.
- Kontribuon në rritjen e vetëdijes për brendin dhe nxit shtimin e kërkesës nga konsumatorët.
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve për brendin, duke përfshirë aktivitetet e marketingut dhe rezultatet e shitjes.
- Mbikëqyr shitjen dhe bën analizë të tregut konkurrues.
Kushtet e përgjithshme:
- Preferohet përvojë pune prej së paku një (1) viti në një pozitë të ngjashme.
- Preferohet arsimim i lartë profesional.
- Kërkohen njohuri të avancuara kompjuterike dhe gatishmëri për t’u trajnuar në programet kompjuterike që përdoren në kompani, si MS Word, Excel etj.
- Njohja e gjuhës Angleze është e domosdoshme, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në grup.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Dokumentet e tjera përcjellëse
Migros Group
Zona industriale 4, 12000
Prishtinë, Kosovë