Migros Group SH.P.K. është një kompani udhëheqëse në distribuimin e brendeve të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqëson dëshmon suksesin e saj në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Si rezultat i zgjerimit të kompanisë, po zgjerohet edhe ekipi komercial dhe kompania synon të përfshijë persona energjikë, ambiciozë dhe inovativë në këtë rrugëtim.
Shpallje për pozitën:
- Agjent i Shitjes – Nestle (Rrafshi i Dukagjinit)
Detyrat kryesore
- Të mbajë komunikim profesional me klientët.
- Të zhvillojë dhe të ruajë marrëdhënie afatgjata me klientelën.
- Të realizojë dhe të tejkalojë objektivat mujore të përcaktuara.
- Të bashkëpunojë me ekipin për rritjen e performancës dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.
- Të vendosë materialet dhe mjetet e marketingut brenda pikës së shitjes, duke respektuar politikat dhe udhëzimet e kompanisë.
- Të raportojë çdo ditë te përgjegjësi përkatës lidhur me objektivat e vendosura dhe progresin në përmbushjen e tyre.
Kushtet e përgjithshme
- Të ketë të përfunduar së paku arsimin e mesëm.
- Të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në grup.
- Të ketë gatishmëri për punë nën presion dhe me orar fleksibil.
- Përvoja e punës në pozitë të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Të posedojë patentë shoferi të kategorisë B.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Dokumentet tjera përcjellëse
Migros Group
Zona industriale 4, 12000
Prishtinë, Kosovë