Agjent i Shitjes
Rreth kompanisë:
Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.
Përgjegjësitë kryesore:
- Komunikimi profesional me klientët.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Arritja dhe tejkalimi i objektivave të përcaktuara mujore.
- Puna në ekip për të përmirësuar performancën dhe për të ndarë praktikat më të mira.
- Vendosja e mjeteve të marketingut brenda njësisë së shitjes, në përputhje me politikat dhe udhëzimet e kompanisë.
- Raportimi i përditshëm tek përgjegjësi përkatës lidhur me objektivat e përcaktuara dhe ecurinë në realizimin e tyre.
Kushtet e përgjithshme:
- Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme.
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup.
- Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil.
- Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse.
- Të posedojë patentë shofer kategoria B.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Dokumentet e tjera përcjellëse
Afati i aplikimit:
- Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Vendndodhja:
- Zona industriale 4, 12000 Prishtinë, Kosovë
Migros Group