Meridian Express, me moton “n’derë t’shtëpisë”, vepron me 38 dyqane në gjithë Kosovën me synimin që t’u shërbejë konsumatorëve në çdo lagje, duke u kursyer kohë, duke ofruar produkte të freskëta dhe një ambient të këndshëm që nxit standarde të larta të mikpritjes.
Ndër vite, kompania ka ruajtur si prioritet zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit dhe ndërtimin e një mjedisi pune pozitiv e etik. Në këtë kuadër, është hapur pozita:
- Zyrtar/e i/e Kontrollit të Brendshëm
Detyrat kryesore
- Të zbatojë planet e kontrollit të brendshëm dhe të mbikëqyrë respektimin e politikave dhe procedurave të institucionit.
- Të realizojë inspektime dhe auditime të brendshme me qëllim të sigurimit të pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
- Të shqyrtojë dokumente dhe raporte për të evidentuar dobësi të mundshme dhe për të propozuar masa përmirësuese.
- Të përgatisë raporte të kontrollit të brendshëm dhe rekomandime për avancimin e proceseve.
- Të bashkëpunojë me departamentet dhe menaxherët për adresimin e çështjeve të kontrollit të brendshëm dhe për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve.
- Të informojë menaxhmentin e lartë lidhur me rezultatet dhe gjetjet më të rëndësishme nga auditimet e brendshme.
- Të kontribuojë në hartimin e strategjive që forcojnë kontrollet e brendshme dhe rrisin transparencën.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomike, Administratë Publike ose në fusha të përafërta.
- Së paku 1-2 vjet përvojë pune në role të ngjashme, ndërsa përvoja në kontroll të brendshëm dhe auditim konsiderohet përparësi.
- Njohje të mira të ligjeve dhe rregulloreve përkatëse në fushën e kontrollit të brendshëm dhe auditimit.
- Shkathtësi shumë të mira analitike dhe kujdes të lartë ndaj hollësive.
- Aftësi të mira për hartimin e raporteve profesionale dhe përgatitjen e prezantimeve.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Njohuri në përdorimin e programeve të paketës Microsoft Office.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese dhe përfitime të tjera.
- Mundësi për ngritje profesionale.
- Ambient pune pozitiv dhe dinamik.
- Mundësi për të marrë pjesë në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
Afati i fundit për aplikim është 16 Qershor 2026.
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.