• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Meridian Corporation

Zhvillues Tregu

Meridian Corporation
Apliko
ShitjePrishtinë2 javë më parëFull Time

Korporata Meridian renditet ndër kompanitë më të suksesshme në vend dhe është partner i besueshëm i disa prej brendeve më të njohura ndërkombëtare që distribuohen në Kosovë. Veprimtaria e saj mbështetet në përkushtimin për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të tregut. Kompania po kërkon kandidatë për pozitën e mëposhtme.

VEND TË LIRË PUNE:

  • Posti: Zhvillues tregu

Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Zona Industriale

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Hulumton tregun dhe zbulon mundësi të reja për rritjen e aktivitetit biznesor.
  • Kryen vizita të vazhdueshme te klientët aktualë dhe ata potencialë për t’i prezantuar produktet dhe ofertat e kompanisë.
  • Zhvillon dhe ruan bashkëpunim afatgjatë me partnerët e biznesit.
  • Përcjell veprimet e konkurrencës dhe raporton lëvizjet e tregut.
  • Kujdeset që produktet të jenë të pranishme, të dukshme dhe të vendosura siç duhet në pikat e shitjes.
  • Diskuton dhe dakordon kushtet e bashkëpunimit me klientët në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Harton raporte të rregullta për aktivitetet në terren, rezultatet e shitjes dhe mundësitë e reja për biznes.
  • Punon ngushtë me departamentin e marketingut për zbatimin e aktiviteteve promocionale.

Kualifikimet Profesionale

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhment, Marketing ose në fusha të përafërta.
  • Përvoja në shitje, zhvillim biznesi ose menaxhim të klientëve konsiderohet avantazh.
  • Shkathtësi shumë të mira në komunikim, negocim dhe prezantim.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për ta organizuar kohën me efikasitet.
  • Njohje të mira të tregut vendor dhe të dinamikës së shitjes.
  • Përdorim i mirë i programeve bazë kompjuterike (MS Office).
  • Patentë shoferi e kategorisë B.

Konkursi mbetet i hapur nga 16 Qershor, 2026 deri më 30 Qershor, 2026.

Vetëm kandidatët që hyjnë në përzgjedhje do të njoftohen.