• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Mektrin Motors

Mechanic Durres

Mektrin Motors
Apliko
Transport & LogjistikeJashtë Vendit2 javë më parëFull Time

Pozicioni: Mekanik për automjete të rënda

Kompania: Mektrin Motors Sh.p.k

Përshkrimi:

  • Mektrin Motors Sh.p.k, prej 20 vitesh koncensionari më i madh në shqipëri. Përfaqësuesi zyrtar i markave premium Jaguar & Land Rover, Volvo Cars, VolvoTrucks, Renault Trucks dhe Volvo Penta, është në kërkim të mekanikut për automjete të rënda.

Detyrat:

  • Diagnostikon dhe riparon defektet në motor, transmision, sistem frenimi, sistem drejtimi, suspensjon, dhe sistem elektrik.
  • Kryen mirëmbajtjet periodike (serviset) sipas planit të prodhuesit.
  • Kontrollon funksionimin e sistemeve me pajisje diagnostikuese.
  • Zëvendëson pjesë të konsumueshme: filtra, vajra, rripa, disqe, feroda, etj.
  • Teston automjetet pas riparimit për t’u siguruar që janë në gjendje të sigurt dhe funksionale.
  • Respekton standardet e sigurisë gjatë punës dhe përdor mjetet dhe pajisjet në mënyrë korrekte.
  • Bashkëpunon me pjesëmarrësit e tjerë të ekipit për sigurimin e cilësisë së punës.

Kualifikimet:

  • Shkollë profesionale ose teknike në fushën mekanike / automjeteve.
  • Minimumi 2 vite përvojë si mekanik në automjete të rënda.
  • Njohje e mirë e motorëve diesel, sistemeve elektronike të automjeteve, dhe sistemeve hidraulike.
  • Njohja e gjuhes Angleze.
  • Përdorim i pajisjeve diagnostikuese moderne.
  • Aftësi për punë individuale dhe në grup.
  • Kujdes i lartë për detajet dhe respektim i afateve të punës.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Vendndodhja:

  • Autostrada Durres-Tirane, KM 6, Durres

Shënime:

  • Pozicioni përfshin punë me automjete të rënda dhe kërkon përvojë të përshtatshme në fushë.