Përshkrimi
Mektrin Motors Sh.p.k., koncesionari më i madh në Shqipëri prej 20 vitesh dhe përfaqësues zyrtar i markave premium Jaguar & Land Rover, Volvo Cars, VolvoTrucks, Renault Trucks dhe Volvo Penta, po kërkon një Mekanik për automjete të rënda.
Detyrat
- Identifikon dhe rregullon problemet në motor, transmision, sistemin e frenimit, sistemin e drejtimit, suspesionin dhe instalimet elektrike.
- Realizon mirëmbajtjet e planifikuara periodike sipas udhëzimeve të prodhuesit.
- Verifikon funksionimin e sistemeve duke përdorur pajisje diagnostikuese.
- Ndërron pjesët e konsumit si filtra, vajra, rripa, disqe, feroda dhe elemente të ngjashme.
- Kryen testime të automjeteve pas ndërhyrjeve për t'u siguruar që ato janë të sigurta dhe funksionale.
- Zbaton rregullat e sigurisë në punë dhe përdor mjetet e pajisjet në mënyrë të duhur.
- Punon ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit për të garantuar cilësinë e shërbimit.
Kualifikimet
- Ka përfunduar shkollë profesionale ose teknike në fushën e mekanikës ose të automjeteve.
- Ka të paktën 2 vite eksperiencë si mekanik i automjeteve të rënda.
- Zotëron njohuri të mira për motorët diesel, sistemet elektronike të automjeteve dhe sistemet hidraulike.
- Ka njohuri të gjuhës Angleze.
- Di të përdorë pajisje moderne diagnostikuese.
- Ka aftësi të punojë në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
- Tregon vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe respekton afatet e punës.
Adresa: Autostrada Durres-Tirane, KM 6, Durres