Specialist/e VAT (TVSH)
Kompania: MEGATEK
Qëllimi i Pozicionit:
Specialistja e TVSH-së është përgjegjëse për administrimin korrekt të proceseve të lidhura me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin fiskal në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgatit dhe deklaron TVSH-në në përputhje me afatet ligjore.
- Kontrollon dhe verifikon faturat e shitjes dhe blerjes.
- Monitoron transaksionet për efekt TVSH-je.
- Siguron saktësinë e të dhënave në sistemet financiare.
- Bashkëpunon me departamente të tjera për çështje fiskale.
- Përgatit raporte periodike dhe analiza mbi TVSH-në.
- Ndjek ndryshimet në legjislacionin tatimor dhe implementon praktikat përkatëse.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme (preferohet).
- Njohuri të mira të legjislacionit fiskal dhe TVSH-së.
- Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe sistemeve financiare.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet.
Çfarë ofron Megatek:
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Trajnime të vazhdueshme.
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.
Dokumentet e kërkuara:
Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Tiranë, Shqipëri