• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
M

Specialist/e Rekrutimi

Megatek Albania
Apliko
Burime Njerezore (HR)Tiranë1 javë më parëFull Time

Specialist/e Rekrutimi

Përshkrimi:

  • MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin Specialist/e Rekrutimi.
  • Qëllimi i Pozicionit: Të ndjekë dhe menaxhojë procesin e rekrutimit dhe planifikimin e vazhdimësisë së stafit, duke kontribuar në përmbushjen me sukses të objektivave të Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Detyrat:

  • Menaxhon procesin e rekrutimit dhe integrimit të punonjësve të rinj, duke përfshirë planifikimin e fuqisë punëtore, përgatitjen e ofertave të punës dhe procesin e integrimit në kompani.
  • Përfaqëson kompaninë në panaire pune dhe aktivitete të tjera që lidhen me Burimet Njerëzore.
  • Proponon ide dhe iniciativa për përmirësimin e proceseve të Burimeve Njerëzore.
  • Mbështet procesin e identifikimit të pozicioneve kyçe brenda kompanisë.
  • Harton profilet dhe kriteret që duhet të plotësojnë zëvendësuesit potencialë për pozicionet kyçe.
  • Identifikon zëvendësues potencialë, si nga brenda organizatës ashtu edhe nga tregu i jashtëm i punës.
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerëzore.

Kualifikimet:

  • Minimumi 4 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Eksperiencë pune në kompani me mbi 300 punonjës.
  • Preferohet diplomë në Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme.

Aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.
  • Mendim analitik dhe proaktiv.
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
  • Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe organizimi.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me volume të larta pune.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizative.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B2/C1).
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike.

Çfarë ofron Megatek:

  • Ambient pune profesional dhe dinamik.
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
  • Trajnime të vazhdueshme.
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV të detajuar