Specialist/e Financë / Thesar
Përshkrimi:
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati për pozicionin Specialist/e Financë / Thesar. Specialisti Finance / Thesar do të jetë përgjegjës për administrimin e flukseve financiare dhe operacioneve të përditshme të thesarit, duke garantuar saktësi dhe kontroll financiar në përputhje me standardet e kompanisë.
Detyrat:
- Monitorimi dhe planifikimi i cash flow.
- Kryerja e pagesave ndaj furnitorëve dhe detyrimeve të tjera.
- Regjistrimi dhe ndjekja e arkëtimeve.
- Rakordimi i llogarive bankare dhe financiare.
- Përgatitja e raporteve financiare periodike.
- Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet e tjera për planifikim financiar.
- Zbatimi i procedurave dhe politikave të brendshme financiare.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel.
- Njohuri në programe financiare/kontabël (p.sh. Financa 5, Alpha, etj. – avantazh).
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative.
- Integritet dhe përgjegjshmëri e lartë.
Çfarë ofron Megatek:
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Trajnime të vazhdueshme.
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.
Dokumentet e kërkuara:
Kompania: MEGATEK S.A
Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Tiranë, Shqipëri