• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Megatek Albania

Menaxher/e Marketingu

Megatek Albania
Apliko
Marketing, Media & KomunikimTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

MEGATEK, hipermarketi më i madh i formatit “Do It Yourself” në Shqipëri, që operon në shitje me shumicë dhe pakicë, po zgjeron projektet e tij dhe është në kërkim të një Menaxher/e Marketingu.

Qëllimi i Pozicionit:
Roli i Menaxherit/es së Marketingut përqendrohet në planifikimin, organizimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut, me synim forcimin e imazhit të kompanisë, promovimin e produkteve dhe shërbimeve, si edhe përmirësimin e rezultateve tregtare.

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit dhe vë në zbatim strategjitë e marketingut në përputhje me synimet e kompanisë.
  • Drejton fushatat promovuese dhe aktivitetet e marketingut.
  • Bashkërendon komunikimin dhe bashkëpunimin me agjenci marketingu dhe partnerë të jashtëm.
  • Ndjek ecurinë e fushatave dhe analizon rezultatet e tyre.
  • Administron dhe zhvillon praninë e kompanisë në rrjetet sociale dhe në kanalet e komunikimit.
  • Punon ngushtë me departamentet e tjera për promovimin e produkteve dhe aktiviteteve të kompanisë.
  • Vëzhgon tendencat e tregut dhe sugjeron ide inovative për zhvillimin e marketingut.
  • Menaxhon buxhetin e marketingut sipas planifikimit të përcaktuar.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose në fusha të ngjashme.
  • Përvoja e mëparshme në marketing dhe në drejtimin e ekipeve konsiderohet avantazh.
  • Aftësi shumë të mira në organizim dhe menaxhim.
  • Njohuri të mira në marketingun dixhital dhe në rrjetet sociale.
  • Aftësi analitike dhe orientim të qartë drejt rezultateve.
  • Shkathtësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

Çfarë ofron Megatek

  • Mjedis pune profesional dhe dinamik.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Trajnime dhe mbështetje për zhvillim profesional.
  • Pagesë konkurruese.

Dokumentet e kërkuara

  • CV të detajuar