MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili operon në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin Graphic Designer.
Qëllimi i pozicionit: Të krijojë dhe zhvillojë materiale grafike kreative për përdorim në mediat sociale dhe kanalet offline, duke kontribuar në komunikimin vizual dhe promovimin e produkteve dhe aktiviteteve të kompanisë.
Detyrat:
Planifikimi dhe zhvillimi i koncepteve grafike duke analizuar informacionin dhe materialet përkatëse.
Krijimi dhe ilustrimi i koncepteve grafike dhe prezantimi i tyre për miratim.
Përgatitja e materialeve përfundimtare duke përdorur programet dhe pajisjet e nevojshme të dizajnit.
Koordinimi dhe bashkëpunimi me ekipet përkatëse për realizimin e projekteve.
Kontribut aktiv në përmbushjen e objektivave të ekipit të marketingut dhe komunikimit.
Rishikimi i materialeve grafike dhe sugjerimi i përmirësimeve kur është e nevojshme.
Kualifikimet:
Diplomë universitare në Dizajn Grafik, Arte Vizuale ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë pune si Graphic Designer ose në pozicione të ngjashme.
Portofol i punëve të realizuara.
Njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator.
Njohuritë në Adobe Premiere dhe After Effects përbëjnë avantazh.
Aftësi të mira në menaxhimin e kohës dhe respektimin e afateve.
Aftësi për të dhënë dhe për të pranuar kritika konstruktive.
Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi krijuese.