• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
M

Auditit të Brendshëm

Megatek Albania
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranëSotFull Time

Përshkrimi

Qëllimi i Pozicionit:

Të sigurojë kontrollin dhe monitorimin efektiv të proceseve operative, administrative dhe financiare të kompanisë, nëpërmjet auditimeve të brendshme periodike, me qëllim identifikimin e risqeve, garantimin e respektimit të procedurave të brendshme dhe kontribuimin në përmirësimin e vazhdueshëm të eficiencës operacionale të MEGATEK.

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:​

  • Te njohi, respektoj dhe ushtroj veprimtarine ne perputhje me statutin e kompanise, me aktet ligjore dhe nenligjore ne fuqi, si dhe me standartet e auditimit te brendshem.
  • Te ushtroj funksionet ne menyre objektive, me profesionalizem dhe ne perputhje me percaktimet e rregullores se brendshme dhe te mbarevajtjes te subjektit., sipas normave dhe procedurave te vecanta te veprimtarise se auditimit te brendshem ne sektorin privat.
  • Te kryej auditime ne menyre te pavarur, nga pikpamja profesionale, duke u udhehequr nga interesi I shoqerise ( kompanise ), per te forcuar besimin ne paanesine dhe efektivitetin e larte te sherbimit, ne cdo kohe qe kerkohet.
  • Te ushtrojne veprimtari ne perputhje me programin vjetor, te miratuar nga organet drejtuese te shoqerise, me perjashtim te rasteve kur jane miratuar ndryshime te parashikuara nga te njejtat organe drejtuese.
  • Ti propozoje organeve drejtuese te kompanise, nepermjet personit te autorizuar, pezullimin, rregullimin e menjehershem ose nderprerjen e veprimtarive te kundraligjshme ose te atyre veprimtarive qe demtojne rende interesat e subjektit ose mund te sjellin risk me pasoje shkaktimin e demeve ne pasuri, prone, imazh etj.
  • Ti japin rekomandime subjektit te audituar per ndreqjen e te metave dhe parregullsive, per masat qe duhen ndermarre ne rastet e konstatimit te demeve ekonomike dhe financiare, per zhdemtimin e tyre, si dhe te bejne propozime te cilat synojne te ulin mundesite e perseritjes se ketyre fenomeneve ne te ardhmen.
  • Te mos bejne publike asnje informacion, apo shkelje te gjetur gjate kryerjes se auditimit ose e lidhur me te, si dhe te ruajne dokumentet per cdo veprimtari auditimi te kryer, bazuar ne detyrimet qe rrjedhin nga aktet statutore, rregulloret dhe ligjet ne fuqi per te drejtat e perdorimit dhe arkivimit te ketyre dokumenteve.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Të paktën 3 vite eksperiencë në pozicione drejtuese të lidhura me Financën, Auditimin ose Kontrollin e Brendshëm.
  • Njohuri shumë të mira në Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Integritet profesional dhe korrektësi në punë.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Aftësi për të punuar në terren dhe për të menaxhuar volum pune.

Çfarë ofron Megatek

  • Mundësi zhvillimi profesional në një nga kompanitë lider në sektorin retail.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
  • Trajnime dhe mundësi rritjeje në karrierë.
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefite për punonjësit.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV të detajuar