Titulli i punës: Ndihmës/e Kuzhinier/e
Kompania: MeLugë ARTIZAN
Lokacioni: Lakrishte
Rreth kompanisë:
- MeLugë ARTIZAN është restaurant i shërbimit të shpejtë të pjatave tradicionale kosovare, me fokus në shërbimin e ushqimit që hahet me lugë dhe në ofrimin e ushqimit të shëndetshëm si pjesë ditore e çdo tavoline.
Përshkrimi:
- Si Ndihmës/e Kuzhinier/e do të punoni nën drejtimin e kuzhinierit për të mbështetur përgatitjen e ushqimit dhe mirëmbajtjen e ambientit të punës. Pozicioni kërkon bashkëpunim ekipor dhe angazhim për standarde të larta të pastërtisë dhe organizimit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Aftësi në punë ekipore
- Aftësi organizative
- Përvoja e mëhershme në pozita të ngjashme është e preferueshme
Ju mirëpresim!