Përshkrimi
Klinika MBT Dental synon të zgjerojë stafin e saj duke përfshirë një Qeramist Dentar me të paktën 5 vite përvojë, i cili të ketë zotërim të plotë të proceseve të punës në laboratorin dentar.
Detyrat
- Kryerja e punimeve për kurora, ura, faseta dhe restaurime të ndryshme prej qeramike.
- Përgatitja, formësimi dhe finalizimi i punimeve dentare.
- Përshtatja estetike dhe individualizimi natyral i restaurimeve.
- Zbatimi i punës në përputhje me standardet funksionale dhe estetike të klinikës.
- Verifikimi i cilësisë dhe saktësisë së punimeve laboratorike.
- Bashkërendimi me dentistët dhe stafin teknik për realizimin e saktë të rasteve.
- Kujdesi për mirëmbajtjen dhe përdorimin e duhur të pajisjeve të laboratorit.
Kualifikimet
- Së paku 5 vite përvojë pune në rolin e Qeramistit Dentar.
- Përvoja mbi 5 vite konsiderohet përparësi.
- Njohje të plota për të gjitha fazat e punimeve qeramike.
- Përqendrim i lartë ndaj hollësive dhe estetikës dentare.
- Aftësi për të realizuar punime funksionale me pamje natyrale.
- Qasje profesionale, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe respektim të afateve.
Adresa: Kullat Binjake, përballë Piramidës, Tiranë.